Lajme
Mësuesit e Nju-Jorkut protestojnë kundër vaksinimit të detyruar
Një grup mësuesish në qytetin e Nju-Jorkut dhe punonjës të sindikatës së arsimitu mblodhën të mërkurën para zyrës së kryetarit të Këshillit bashkiak për të protestuar kundër vaksinimit të detyruar, i njoftuar këtë javë nga departamentet e shëndetësisë dhe të arsimit të qytetit.
Rreth 148 mijë punonjës shkollash në qytetin e Nju-Jorkut duhet të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 deri më 27 shtator, ose në të kundërtën rrezikojnë të humbasin vendin e punës.
Rachel Maniscalco dhe disa kolegë të saj thonë se janë të gatshëm të humbasin vendin e punës, ndërsa kundërshtuan rregullin e ri duke protestuar para Kshillit të Bashkisë.
“Nuk besoj se kjo çështje ka të bëjë vetëm me vaksinën. Nuk besoj se ka të bëjë vetëm me shëndetin tonë, është liria mjekësore, kjo ka të bëjë me totalitarizmin. Jemi nisur drejt një zone të rrezikshme. Nëse dorëzohemi, krijojmë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen”, tha ajo.
“Do të preferoja të vdisja njeri i lirë”, thotë Carlos Oliveri, mësues shkence që po ashtu refuzon të vaksinohet, ndonëse nënës së tij i kishte sugjeruar imunizimin.
Ai thotë se ndihet sikur njerëzit që po zgjedhin të mos vaksinohen janë duke u diskriminuar.
“Fillon kjo beteja e pafundme se cila vlerë është më e mirë se tjetra dhe tani ndodhemi në një dilemë morale”, tha ai.
Të paktën 63 pë qind e punonjësve të shkollave janë vaksinuar.
Rregullat e reja vijnë pas miratimit të plotë të përdorimit të vaksinës Pfizer, një nga tre vaksinat që ofrohet në ShBA.
Të gjitha ishin miratuar për përdorim emergjent, por zyrtarët shpresojnë se miratimi i plotë do të rrisë besimin e njerëzve ndaj vaksinës.
Për rreth 1 milion nxënës të shkollave publike, klasët fillojnë nga 13 shtatori.
Nju-Jorku, së bashku me disa qytete dhe shtete të tjera, po luftojnë variantin shumë ngjitës Delta duke shtuar presionin për të vaksinuar më shumë njerëz.
Javën që shkoi qyteti i Nju-Jorkut filloi kërkimin e provës së vaksinimit para futjes në restorante, palestra dhe shumë vende tjera publike, një politikë që zbatohet për herë të parë, duke ndjekur shembullin e disa qyteteve të tjera.
Në ndërkohë, shteti i Nju-Jorkut njoftoi javën që shkoi se punonjësit e spitaleve dhe qendrave të kujdesit duhet të vaksinohen.
Vaksinimet e detyruara për mësimdhënësit janë të rralla në SHBA. Deri tani shteti i Uashingtonit ka thënë se mësuesit duhet të vaksinohen, ose mund të shkarkohen./VOA
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












