Lajme
Nga sot, udhëtimet drejt Italisë me rregulla të reja/ Ja çfarë duhet të dini
Nisur nga kjo e shtunë, 31 korrik, të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë, do të bazohen në rregulla të reja të udhëtimit, përcjell albinfo.ch.
Në momentin e mbërritjes në territorin italian, do të duhet të deklarojnë vetëizolimin prej 5 ditësh në adresën ku do të qëndrojnë. Përjashtohen nga karantina kushdo që qëndron më pak se 5 ditë.
Njoftimi i plotë:
‼️ Duke nisur nga sot, 31 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja.
Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës D, ku bën pjesë Shqipëria. ?https://bit.ly/3C0HM90
➡️ Përpara nisjes duhet plotësuar formulari PLF. ?https://app.euplf.eu/#/
? Qytetarët duhet të paraqesin në pikat hyrëse të territorit italian tamponin apo testin molekular. Testet do të paraqiten në pikënisje, ndërsa në udhëtimet tranzit ato nuk do të kërkohen (nëse tranziti nuk zgjat më shumë se 72 orë).
? ??????????, ????????̈? ?????????̈, ??̈ ???????? ? ???̈??????? ??̈ ?????????? ??????? ?? ??̈ ????? ??̈ ??????????̈ ????̈???????? ???? ? ????̈?? ??̈ ??????̈? ?? ?? ??̈ ??̈???????̈. ??̈?????????? ??? ????????? ??̈ ??????̈ ??? ??̈ ??̈???????̈ ??̈ ??? ?? ? ????̈ ??? ? ??̈???????̈ ??̈??̈ ??̈???? ????????.
??????????̈ ??̈ ??̈?????????? ??? ????????? ? ????? ??̈ ??????
?https://bit.ly/3yiMegR
? Përpara çdo udhëtimi jashtë vendit, brenda apo jashtë Bashkimit Evropian, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme zyrtare të MEPJ-së: ?
https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja?fbclid=IwAR24wHVeg3ibjqUPqD_CP-a9nQePoL1TW1O7kLtPaD81zE9wqXioHeEFu-M
Me urdheresen e re te Ministrit te Shendetesise se Italise, Shqiperia qe nga 1 gushti 2021, kalon ne Listen D, qe do te thote eshte pjese e shteteve qytetaret e se ciles mund te udhetojne drejt Italise duke plotesuar sa vijon :
Lista D
- Shqipëria, Arabia Saudite, Armenia, Australia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Kanada, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Jordania, Libani, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Zelanda e Re, Katar, Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isola di Man, Isole del Canale dhe bazat britanike të ishullit të Qipros përjashtuar territoret që nuk i takojnë kontinentit europian), Republika e Koresë, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia, Singapori, Amerika, Ukraina, Tajvani, Rajonet administrative speciale te Hong-Kongut dhe te Makaos”.
Hyrja në territorin kombëtar e personave që kanë qëndruar apo kanë kaluar tranzit në një ose më shumë shtete ose territore të shteteve në paragrafin 1 në katërmbëdhjetë ditët e mëparshme, lejohet sipas kushteve të mëposhtme:
- prezantimi ne momentin e imbarkimit të “Passenger Locator Form” në format elektronik duke e paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.
- prezantimi në momentin e imbarkimit të certifikatës ku të ketë kryer në 72 orët para hyrjes në territorin kombëtar të testit molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit me rezultat negativ. Kjo kohë është e reduktuar në 48 orë për shtetasit që hyjnë nga Mbretëria e Bashkuar e Anglisë dhe Irlandës së Veriut (përfshirë Gibilterra, Isole di Man, Isole del Canale dhe bazat angleze të ishullit të Qipros dhe përjashtohen territoret që nuk i përkasin kontinentit europian)
- qëndrimi në vetëizolim në besim për pesë ditë në adresën e deklaruar në Passenger Locator Form dhe të një testi molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit në fund të vetëizolimit në besim.
Personave që kanë qëndruar apo kaluar tranzit në katërmbedhjetë ditët paraardhëse në Kanada, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjithashtu u lejohet hyrja në territorin kombëtar sipas kushteve të mëposhtme:
- a) prezantimi në momentin e imbarkimit të Passenger Locator Form në format elektronik paraqitur nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.
- b) prezantimi në mjetin e udhëtimit në momentin e imbarkimit o çdonjërit i ngarkuar për të kryer kontrollet të një certifikate jeshile COVID-19 që do të thotë të Certifikatës së lëshuar nga autoritetet e shëndetit lokal pas vaksinimit e vlefshme nga Agjencia europiane për ilaçet (European Medicines Agency – EMA), të shërimit që do të thotë kryerjen në 48 orët para hyrjen në territorin kombëtar, të testit antigjen të shpejtë ose molekular me përgjigje negative ndaj SARS-Cov-2.
Këto certifikata janë të njohura si të barasvlershme me ato në nenin 9 paragrafi 2 germa a) dhe c) e dekretit –ligj 22 prill 2021, n. 52 dhe e Rregullave UE 2021/953 e 2021/954. Certifikatat në këtë artikull mund të tregohen në formë elektronike ose letër të stampuar.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale














