Kosova
Mërgimtarët rrisin të hyrat e parkingjeve
Ardhja e mërgimtarëve rrit të hyrat e parkingjeve, “Prishtina Parking” pritet të zgjerohet në gusht
Duket se me ardhjen e mërgimtarëve janë rritur të hyrat në “Prishtina Parking”, kështu tha, kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrje, Liridon Restelica, përcjell albinfo.ch.
“Është vërejt një rritja e të hyrave nga parkingjet si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve”, tha ai për ekonomia online.
“Kemi krijua parkingje, kemi vërejt që një numër i madh i mërgimtarëve e ka instaluar aplikacionin edhe e kanë përdorë atë, u jam mirënjohës, me sigurua janë informua, por edhe e kanë praktikë në qytetet ku jetojnë. Unë i ftoj të gjithë qytetarët që ta instalojnë aplikacionin pasi është më lehtë e aplikueshme dhe më e lirë, sepse me aplikacion e shfrytëzon minutën jo orën, ndërsa t’i aplikon sms me automatizëm detyrohesh me orë me pagua. Nga këtu e ftoj operatorin Vala që të rishqyrtojnë ofertën që ua kemi dhënë, po me të njëjta kushte ashtu siç e ka pranuar operatori Ipko që t’iu jepen mundësi qytetarëve që të bëjnë pagesën me sms edhe përmes operatorit vala”.
Kjo ndërmarrje thotë se janë duke operuar me bilanc pozitiv, duke shtuar se gjatë muajit gusht presin rritjen e menaxhimit të hapësirave publike.
Restelica tha se presin që shumë shpejt tuneli në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet të bëhet njëkahësh.
“Realisht Prishtina Parking është duke fokusuar me kapacitet të mirë, kemi operua me bilanc pozitiv. Tani jemi në fazën e përmbylljes dhe arritjes së planifikimit tonë në pjesën e parkingjeve me laura thuajse e kemi kaluar, ndërsa te pjesa e regjistrimit të rezidentëve jemi në situatë kulminante, ku presim që muaji gusht të jetë kampanja e regjistrimit për zonen dy dhe një. I lus që të vijnë për regjistrim, pasi nga shtatori merren masa për bllokim dhe për konfiskim të makinave”.
“Nga mesi i muajit gusht do të jetë kampanja për informimin e zgjerimit të rrugë. Do të thotë do të zgjerohemi në Ulpianë edhe në pjesën e rrugës ‘B’. Deri në fund të gushtit do të na gjen në menaxhimin e këtyre hapësirave”.
“Presim që edhe gjatë muajit gusht edhe pjesa e tunelit që është në rrugën ‘Rexhep Luci’, të bëhet rrugë një-kahshe. Kjo do ta lehtësojë edhe formën e qarkullimit, por edhe nuk do të ketë bllokada”.
Tutje, ai tha se kjo ndërmarrje është e gatshme të bashkëpunojmë me të gjithë, në mënyrë që të zhbllokojmë këtë rrëmujë.
“Deri më tani nuk kemi pasur asnjë problem, asnjë shkelje të rëndë, qytetarët po e kuptojnë interesin e hapësirës publike”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














