Lajme
‘Diaspora në atdhe’, hapet eventi kulturor në Sarandë
Në Sarandë të Shqipërisë ditë më parë, ka nisur projekti më I ri nga ” Swiss Albania Event” në mbështetje nga bisneset vendase i quajtur “Diaspora në atdhe”.
Përmes një expo personale të Amantia Rrokaj me titullin “Tango në Kavalet” ajo tregoi talentin krijues si një kërcimtare e muzikës latine.
Amantia Rrokaj, është një vajzë shqiptare e cila që në moshë shumë të re u vendos në Athinë, Greqi. Amantia nis të realizojë me fantazinë e saj portrete dhe peisazhe duke përdorur materiale të ndryshme të riciklueshme.
Ajo ka realizuar krijime të cilat janë ekspozuar në aktivitete të ndryshme në Athinë e jo vetëm. Në Shtatorin e vitit të shkuar, punime të saj u bënë pjesë e ekspozitës “Tradita dhe roli i gruas në Diasporë” organizuar nga shoqata kulturore me seli në Lozanë të Zvicrës “Swiss Albania Event “.
Në këtë ekspozitë punimet e saj tërhoqën vëmendjen e auditorit dhe disa prej tyre kanë zënë vend në ambjentet e “Abi Agency” në Lozanë dhe në restaurantin “La Croisee” në Renens.
Amantia, në 4 Janar 2021 ishte pjesë në event online organizuar serish nga Swiss Albania Event ku u ekspozuan punimet e saj artistike.
Amantia Rrokaj, u lind në Tiranë. Në moshë shumë të re, 18 vjeçare, u vendos në Athinë, Greqi. Aty jeton dhe sot me familjen e saj, bashkëshortin dhe tre fëmijët.
Pas një periudhe përballjesh e sakrificash si emigrante, bashkëshorte, nënë, u duk mishërimi i thënies “sfidat janë për njerëzit” Amantia diagnostikohet me një sëmundje auto-imune nga e cila nuk ka kthim mbrapa. Ajo vendos ta “përqeshë” atë me forcën e shpirtit të saj artistik të cilin për kaq vite e mbante të fshehur brenda saj, duke u bërë kështu shembulli më i mirë për familjarët dhe shoqërinë e saj duke u dhënë edhe kurajo njëkohësisht.
Kështu nis të realizojë me fantazinë e saj portrete, peisazhe, duke përdorur materiale të ndryshme të riciklueshme (dru, tantellë, rruaza, temina) duke rigjeneruar edhe shpirtin e saj.
“Krijoj ditë, natë dhe kjo më bën të ndihem e qetë, edhe kur trupi im s’është “ thotë ajo, duke na falur punime të mrekullueshme.
Portreti kryesor që vëmë re në punimet e saj është Frida Kahlo, të cilën ajo e ka si shembullin e këmbënguljes, durimit, forcës dhe talentit.
Motoja e Amantias është një thënie e Hellen Keller “Nëse po kalon vështirë dhe ndjen dhimbje, kujto se bota është e mbushur me vuajtje, por dhe me mundësi për t’i kapërcyer ato”
“Diaspora në Atdhe”
Ndiqni nga afër punimet e të talenduarës
FB: Ami Art Instagram : Amantia Rrokaj.
Ideatorë- organizatorë: Swiss Albania Event
25 Korrik – 10 Gusht
? Sarandë te Bar Restaurant Limani
Sponsor mediatik: albinfo.ch
Fotografe : Jola Photography
Sponsora: Finikas Lines Horizon Travel Butrinti Travel (Ahmeti Travel) Bar Restaurant Limani limani



E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













