E-Diaspora
Mbahet sërish në Cyrih festivali më i madh shqiptar në ambient të hapur
Pas anulimit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.
Më 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Fetival“, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, bëjnë të ditur për albinfo.ch organizatorët.
Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.
Të kujtojmë: Në edicionin e parë, të mbajtur në vitin 2019, në këtë festival ishte paraqitur me disa këngë edhe ylli i madh i muzikës botërore, Rita Ora, shkruan albinfo.ch.
Pas anulimit të festivalit verën e kaluar për shkak të Covid-19 ngjarja madhore dy-ditore do të mbahet sërish në stadiumin Hardturm të Cyrihut.
Këngëtarët që do të marrin pjesë këtu janë pjesë e ranglistave ndërkombëtars dhe, sipas statistikave të Spotify, janë ndër më të transmetuarit edhe në Zvicër. Bëhet fjalë për artistë të zhanreve pop dhe hip-hop me rrënjë nga Shqipëria dhe Kosova.
Formacioni i edicionit të dytë të Alba Festival-it përfshin mbi 15 emra të mëdhenj të muzikës kombëtare dhe ndërkombëtare nga Kosova dhe Shqipëria.
Këtë vit, një i tillë është Dardan Aliun aka DJ Regard. Kënga e tij në stilin Deep-House, “Ride It” u bë virale kryesisht përmes TikTok, në bazë të të cilës janë realizuar rreth 4.1 milionë video.

Po ashtu Super yll kosovar Ledri Vula është në skenën e Alba Festivalit për herë të dytë këtë vit.
“Alba Festival” e konsideron veten si një festival përbashkues gëzimi dhe shoqërimi, në ambient të hapur, transmeton albinfo.ch. Ai synon që përmes muzikës dhe kulinarisë të sensibilizojë të gjithë me gjithë bukurinë dhe diversitetin e kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.
“Ne ftojmë adhuruesit e muzikës dhe kulturës nga e gjithë Evropa të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje unike muzikore”, thotë Adem Morina, producent ekzekutiv i festivalit.
Në krye të organizimit të Festivalit sërish është influencuesja nga Cyrihu, Mimoza Lekaj.
Informacione të hollësishme rreth artistëve aktualë dhe festivalit mund të gjeni në www.alba-festival.ch
Biletat për alba Festival 2021 janë të disponueshme ekskluzivisht në seetickets.ch.
Biletat ditore (për të shtunën ose të dielen) janë në dispozicion për 119.90 franga, bileta 2-ditore, nga 149,90 CHF ndërsa biletat dyditore VIP, kushtojnë 249.90 CHF.
Organizatori: Time Event AG
Producent: Adem Morina
Mikpritëse: Modelja dhe influencuesja Mimoza Lekaj (@mimoza)
Vendndodhja: Hardturm Areal, Hardturmstrasse 404, 8005 Cyrih
Data: 4 dhe 5 shtator, 2021
Shitja / Link: www.seetickets.ch
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















