Futboll
Finalja e ëndrrave: “Wembley” me 65 mijë tifozë
Ethet e finales janë rritur derisa po afrohet momenti vendimtar në Kampionatin Evropian
Momenti vendimtar ka arritur. Pas një rrugëtimi 1 mujor, Italia dhe Anglia përballen në finale, që do të zhvillohet në Londër, përkatësisht stadiumin “Wembley”.
Për anglezët është një ëndërr që të luajë para shikuesve, në finalen e parë evropiane, dhe me shpresë se do të fitojnë trofeun e çmuar. Titulli i vetëm është ai i Kupës së Botës më 1966 që ishte fituar pikërisht në vendin e tyre. Në vendin ku u shpik futbolli, shkruan albinfo.ch.
Edhe në finale priten rreth 65 mijë shikues, por edhe më shumë emra të njohur në tribunat VIP.
Kryeministri Boris Johnson ka dhënë leje për vetëm 1.000 italianë, që të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar për të parë finalen, me një biletë që kushton 610 euro, ose 525 funte, ndërkohë në Angli fansat e shumtë vendas vazhdojnë të rifreskojnë faqen e posaçme të UEFA-s, me shpresën se mund të përfitojnë ndonjë nga biletat e kthyera në çastet e fundit. Mundësitë e tjera vijnë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku çmimi i një bilete fillon minimalisht nga 3.000 funte, gjithsesi interesimi për një ndeshje të tillë historike është vërtet i jashtëzakonshëm.
Dy vendet figurojnë në dhjetëshen e parë të botës. Kështu Anglia renditet në vendin e katërt, ndërsa Italia pozicionohet e shtata në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












