Lajme
Këto masa të koronës në Zvicër nuk vlejnë më nga sot
Nga kjo e shtunë, në Zvicër ka filluar zbatimi i rregullave të relaksuara të koronës, me ç`rast janë hequr shumë kufizime në jetën publike që ishin deri tani
Dita e sotme, 26 qershori është dita e hyrjes në fuqi të relaksimit të madh të masave të koronës, të shpallur disa ditë më parë.
Kështu, duke filluar nga sot: Nuk ka detyrim për maskë në ambientet e jashtme, hiqet detyrimi për zyrë në shtëpi (Homeoffice), i cili shndërrohet në rekomandim, nuk ka më asnjë kufizim për pjesëmarrje në ngjarje, për ata që kanë certifikatë Covid, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu kanë hyrë në fuqi edhe relaksime të mëtejshme në gastronomi.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është relaksimi i detyrimit për maskë: kushdo që është jashtë nuk ka më nevojë të vendosë maskë. Kjo vlen edhe për aktivitetet kulturore dhe sportive, si dhe ngjarjet kryesore me një certifikatë Covid. Detyrimi për maskë hiqet gjithashtu në zyrë dhe në klasat e larta të shkollës publike.
Më hollësiht, për të gjitha masat që kanë hyrë në fuqi sot, mund të lexoni në linkun në vijim:
Zvicra bën hapin e madh të zbutjes: Pa maska në ambientet e jashtme dhe në punë
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












