Lajme
Kurti: Duhet drejtësi për të mbijetuarit nga dhuna seksuale gjatë luftës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se “askush nga forcat serbe nuk është dënuar për dhunimin e grave dhe burrave gjatë luftës së fundit në Kosovë”.
Për këtë, Kurti ka shkruar në Twitter se duhet drejtësi për këto viktima, transmeton albinfo.ch.
“Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt ne e rikujtojmë se deri tani askush nuk është dënuar për dhunimin e mijëra grave dhe burrave në Kosovë nga forcat e Serbisë gjatë viteve 1998-1999. Drejtësia është e nevojshme për të lehtësuar vuajtjet dhe stigmën e heshtur të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës”.
Kurti, bashkë me deputeten Vasfije Krasniqi, vizituan Komisionin Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Vasfije Krasniqi ishte një nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









