Lajme
Vlora, qarku i parë “COVID free” në Shqipëri
Vlora është qarku i parë “COVID free” në Shqipëri, pasi prej disa ditësh në këtë qark nuk ka asnjë të infektuar aktiv me koronavirus.
Ndërsa shifrat e të infektuarve të rinj vijojnë të jenë të ulëta, anëtari i Komitetit të Ekspertëve për COVID-19, Skënder Brataj, thotë se qarqe të tjera po shkojnë drejt zeros.
“Është e vërtetë që Vlora është me zero të infektuar, pothuaj shumica e qarqeve janë drejt shkuarjes zero. Aktualisht Shkodra ka 43, Fieri një, Dibra tre, Kukësi dy. Janë pothuajse gjashtë qarqe që janë gjashtë raste e poshtë dhe këto ditë besoj do të zerohen”.
Shkodra është prej disa javësh në krye të qarqeve për numrin e lartë të të infektuarve aktivë, duke lënë pas kryeqytetin.
“Çfarë po ndodh në Shkodër, mendoj që është pasojë e grumbullimeve, në qoftë se ka zona të vogla të pa infektuar e kalojnë ato, Tirana ka qenë vatra e pandemisë dhe është një nga qytetet me imunitet më të lartë, kështu që detyrimisht numrat do të bien në qytetin e Tiranës”.
Në të gjithë vendin numërohen më pak se 130 të infektuar aktiv, nëntë prej të cilëve po marrin mjekim spitalor, ndërsa pjesa tjetër janë të izoluar në banesa./tvklan
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












