Kosova
Bien rastet aktive në Kosovë, gjithsej vetëm 179
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 179 raste. Ndërkaq, ditën e premte pati vetëm nëntë raste pozitive me koronavirus dhe nuk pati asnjë rast të vdekjes.
“Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, bëri të ditur IKSHPK.
Edhe vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka filluar në masë të madhe. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 7,341 doza të vaksinës anti-COVID.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të saj.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?















