Kosova
Veliu reagon ndaj Abdixhikut për shkarkimin, vendimin e quan joligjor dhe të pavlerë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në mbledhjen e Kryesisë, ditë më parë mori vendim që Agim Veliu të shkarkohet nga kreu i degës së LDK-së në Podujevë.
Ndaj këtij vendimi të dielën ka reaguar Veliu.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kryesia Qendrore e LDK-së ka marrë një vendim sa skandaloz dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, po aq edhe të pamoralshëm, sipas tij ‘duke caktuar në mënyrë arbitrare kandidatin në garën për kryetar të Komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale dhe në të njëjtën kohë të njëjtit ia delegon të gjitha kompetencat të udhëheqë me Degën e LDK-së në Podujevë’.
Vendimi thotë se nuk i është kumtuar atij, por është informuar përmes mediave.
Tutje ka hedhur akzua ndaj kryetarit të partisë Lumir Abdixhiku, duke thënë se po luan lojë të ndyrë.
Në fund shkroi se vendimi për shkarkimin e tij është joligjor dhe i pavlerë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












