Lajme

Mjalti, veçoritë e tij ushqyese dhe dobitë shëndetësore

Mjalti kategorizohet si një nga produktet bio me një efekt të jashtëzakonshëm për shëndetin tonë. Ekzistojnë më shumë se 3000 lloj bimësh që janë lëndë e parë e mjaltit të bletës, kështu që mundet që i njëjti numër veçorish dhe vetish të ndryshme të jetë edhe te mjalti.

Përbërësit mjaltit në mënyrë të përgjithshme:

1. Ujë: 17-20%

2. Karbohidrate (sheqerna): fruktoz, glukoz, sukroz, maltoz. Këto përbëjnë 75% të mjaltit dhe janë pjesa kryesore e tij.

3. Poleni: përbën 5% të mjaltit me përafërsi, dhe kjo sqaron përse mjalti përmban: një sasi të konsiderueshme vitaminash, aminoacidesh dhe 0.05% proteina.

4. Minerale: 0.17% (botasium, sodium, kalcium, magnezium).

5. Ngjyra: si karotina, zanthina dhe flavonoidet.

6. Enzimat. Mjalti përmban një numër enzimash që kanë funksione të ndryshme, prej të cilave përmendim:

Enzima Invertase: Lloji më i madh i enzimave që gjenden te mjalti. Roli kryesor i kësaj enzime është thyerja e sheqerit të dyfishtë në sheqerna të thjeshta: në sheqer rrushi (glukozë) dhe sheqer frutash (fruktozë).

Enzima Glucouse Oxidase: Funksioni i kësaj enzime është shndërrimi i glukozës në Acid Glukonik, i cili prodhon lëndën Hydrogen Peroxide (ujin e oksigjenuar), që ka veti antibakteriale.

Enzima Diastase: Burimi i kësaj lënde është nektari i luleve dhe funksioni i saj është thyerja e amiloideve në sheqerna më të vogla dhe më të lehta për t’u tretur.

Enzima Catalase: Burimi i kësaj lënde është gjithashtu nektari i luleve kurse funksioni i saj është plotësimi i asaj që fillon enzima e Glucouse Oxidase, për të shndërruar këtë lëndë në ujë dhe oksigjen.

Zbulimi i mashtrimit në mjalt mund të njihet pikërisht nga përqindja e këtyre enzimave në mjalt. Mjalti me hile apo mjalti i nxehur në temperaturë të lartë përmban sasi shumë të vogël enzimash.

7. Acide: 0.57%. Mjalti përmban një numër acidesh të ndryshme që ndryshojnë në varësi të burimit të tij. Prej këtyre acideve është acidi formik, sitrik, glukonik, laktik, oksalik, tanik, tartarik, etj. Megjithëse mjalti ka veti acide, por ai në origjinë konsiderohet si ushqim alkalin (bazik), sepse të qenët e ushqimit acid apo alkalin, qëndron në llojin dominues të lëndëve minerale që gjenden në të.

10 mënyrat që ta dalloni mjaltin e vërtetë natyror

Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë.

1. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të.

2. Mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

3. Bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t’u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

4. Me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

5. Një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

6. Nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë, mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

7. Pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t’ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

8. Vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

9. Majën e fijës së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

10. Vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

Vetitë kuruese dhe shkaqet e përdorimit:

1. Fuqizues i përgjithshëm dhe aktivizues, pasi që konsiderohet si një nga burimet më të mira të energjisë. Mjalti fuqizon muskujt dhe nervat.

2. Përmirëson funksionimin e sistemit të tretjes në mënyrë të përgjithshme. Mjalti përmirëson funksionin e zorrëve nëpërmjet nxitjes dhe aktivizimit të florës në zorrë (bakteries së dobishme të zorrëve), gjë e cila ndihmon në rastet e kapsllëkut, diarresë, ulcerave dhe infeksioneve. Mjalti vepron gjithashtu në lehtësimin e alergjisë së fytit, për shkakun se ai është anti infeksion.

3. Aktivizues dhe ushqyes i mëlçisë.

4. Përmirëson funksionin e sistemit të frymëmarrjes. Mjalti është ilaç efektiv për kollën dhe gëlbazën.

5. Rregullon funksionin e sistemit imun.

6. Mjalti është anti infeksion si rezultat i përmbajtjes së tij grupin e flavonoideve (një numër i të cilave i ngjan për nga përbërja lëndës Gromoglycate, e cila jepet zakonisht për parandalimin e krizave të astmës dhe jo si ilaç për të).

7. Sëmundjet infeksionale të syve (infeksionet e cornesë (bebes) së syrit, të bardhës së syrit dhe të qepallave të syve).

8. Antibiotik natyral (ka efekt kundër viruseve, baktereve dhe mukozave).

9. Ndihmon në mbylljen e plagëve, në shërimin e ulcerave dhe djegieve, si rezultat i përmbajtjes së tij të enzimave që ndihmojnë në këtë gjë.

10. Përdoret si maskë për zbukurim, pasi që mjalti mbron lëkurën nga rrudhosja dhe ruan freskinë e saj.

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të mjaltit:

Mjalti konsiderohet prej ushqimeve të dobishme për shumicën e njerëzve, por ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit (diabeti) duhet të kenë parasysh që të mos marrin aq sasi mjalti sa të ngrenë përqindjen e sheqerit tek ata.

99.99% e atyre që e konsumojnë mjaltin nuk ndeshin asnjë lloj problemi, por ekzistojnë disa ndalesa të pakëta që duhet të kihen parasysh në përdorimin e mjaltit:

1. Të sëmurëve me urinë diabetike nuk mund t’u jepet mjalt në sasi të madhe, sepse ai përmban më shumë se 70% lëndë karbohidrate, dhe për të qenë brenda sigurisë, këtyre të sëmurëve mund t’u jepet vetëm 8-9 gram mjalt në ditë, d.m.th. një lugë e mesme, ose dy lugë, ose mundet edhe dy lugë, duke i marrë sipas mënyrës së njohur.

2. Alergjia, sidomos ajo e sistemit të tretjes, dhe kjo për shkak se mjalti përmban një sasi të vogël poleni. Zgjidhja në këtë rast është që përdorimi i mjaltit të fillohet me sasi shumë të vogla duke e holluar me sasi të mëdha lëngjesh.

3. Foshnjat nën një vjeç: dhe kjo është më e rëndësishme se rastet e mësipërme, pasi që zorrët e foshnjës nën një vjeç janë një ambient i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve të dëmshme, sidomos bakteria e quajtur “closterdem botelenm”. Vetëm për këtë moshë duhet siguruar se mjalti që i jepet nuk e përmban këtë lloj bakterie.