Literaturë
Ambasada e Zvicrës mbështet promovimin e monografisë Hani i 2 Robertëve
Monografia është një homazh për artistët, gazetarët, diplomatë dhe aktivistët e shoqërisë civile të Kosovës

Ambasada e Zvicrës ka nderin të mbështesë promovimin e monografisë Hani i 2 Robertëve “Arti i Rezistencës – Rezistenca e Artit”, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se monografia është një homazh për artistët, gazetarët, diplomatë dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët, të gjithë në mënyrën e tyre, kanë kontribuar dukshëm në një skenë artistike dhe intelektuale të lulëzuar në disa nga periudhat më të vështira të historisë së Kosovës.
Si institucion unik, Hani pa dyshim duhet të njihet si pjesë e trashëgimisë kulturore të pavëmendshme të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Arti e ka fuqinë të sfidoi, të vë në diskutim, të kritikoi. Ai mund ti bëjë të dukshme margjinat sociale, të ngrisë brengat rreth ekologjisë, si dhe të atakoi sistemet politike dhe ekonomike në pushtet,” Ky ishte një citat nga një libër rishtazi i botuar, (më 2017, nga Thames & Hudson), me titull Who’s Afraid of Contemporary Art? me autorët Kyung An dhe Jessica Cerasi.
Vështirë të besohet që aq lehtë arti mund t’a transformon shoqërinë, politikën, ekonominë, marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nëse besohet në magjinë e artit, atëherë ai edhe mund ta ketë fuqinë e transformimit. Tek e mrama, ia vlen të provohet.
Gjenerata e artistëve bashkëkohorë, të cilët u formësuan dhe u rritën si artistë mu në kufi të vitit 1999 dhe më pas, kishin çka të thonë në lidhje me shoqërinë, artin dhe politikën. Sigurisht që me mjete dhe shprehje artistike të cilat për ta ishin mjeti më i përshtatshëm që të ndriçohet nji problem apo nji tjetër! Ata frymëzimin e gjejnë në marrëdhëniet brenda shoqërisë ku ata jetojnë dhe veprojnë, si dhe në situatat “absurde” në të cilat fatkeqësisht shoqëria kosovare e gjen veten më së miri. Problemet “sui generis”, që në qarqet dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, jo rrallëherë pershkruhet edhe vetë statusi politik i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Shpesh herë të gjitha këto shërbejnë si frymëzim për këta artistë të cilët vendin e tyre dojnë ta shohin sa më të mirë dhe sa më normal që është e mundur.
Të ngjashme
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026