Lajme
Parlamenti Evropian miraton vendimin për certifikatat COVID-19
Sipas vendimit të PE-së, lëshimi i tyre do të bëhet nga 1 korriku 2021
Parlamenti Evropian (PE) miratoi të mërkurën (9 qershor) vendimin për lëshimin e certifikatave digjitale të COVID-19, përmes së cilave blloku evropian synon të lehtësojë udhëtimet.
Kryetari i Komitetit për Liritë Qytetare në Parlamentin Evropian, Juan Fernando Lopez Aguilar, tha se është inkurajues fakti që disa vende tashmë po lëshojnë certifikata. Ai u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të përmbahen nga vendosja e kufizimeve shtesë ndaj pandemisë, përveç nëse ato janë shumë të nevojshme.
Certifikatat pritet të jenë falas dhe ato do të lëshohen nga shërbimet shëndetësore të vendeve anëtare. Certifikata do të përmbajë një kod, do të jenë të përfshira në sistem digjital, por edhe në formë të letrës.
Aty do të përfshihen të dhënat nëse personi që e posedon është i vaksinuar, ka një rezultat negativ të testit apo është shëruar nga COVID-19, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Gjithashtu certifikata nuk do të jetë një parakusht për lëvizjen e lirë dhe nuk do të konsiderohet një dokument udhëtimi.
Parlamenti Evropian tha përmes një deklarate se BE-ja do të parandalojë mundësinë që certifikatat të falsifikohen.
Një deklaratë thuhet se gjatë bisedimeve midis institucioneve të BE-së është rënë dakord që vendet anëtare të mos vendosin kufizime të udhëtimit për ata që kanë një certifikatë, përveç në rastet kur “është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin publik”.
Certifikatat vlejnë vetëm për udhëtim brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Ato do të lëshohen për personat e vaksinuar me njëren nga vaksinat e miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
Deri më tani, vaksinat e Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnon & Johnson janë miratuar për përdorim në territorin e BE-së.
Disa vende anëtare, siç janë Hungaria dhe Sllovakia, përdorin edhe vaksinën ruse Sputnik-V, e cila ende nuk është miratuar nga Rregullatori evropian.
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












