Lajme
Parlamenti zviceran shtyn moshën e pensionimit të grave nga 64 në 65 vjeç
Me 124 vota kundër dhe 69 pro, ai ka refuzuar një kërkesë nga PS dhe të Gjelbrit për të qëndruar në moshën e tanishme të pensionimit, që është 64 vjeç
Mosha e pensionit për gratë do të rritet në 65, nga 64 vjeç sa është tani. Këtë vendim e ka marrë sot me shumicë votash Dhoma Nacioanle, pasi Dhoma e Kantoneve (Senati) e kishte marrë më parë, raporton sda.ch
Kështu, parlamenti me 124 vota kundër dhe 69 pro, ka refuzuar një kërkesë nga PS dhe të Gjelbrit për të qëndruar në moshën e tanishme të pensionimit të grave, që është 64 vjeç, transmeton albinfo.ch. Diskutimi në Parlament vazhdon pasdite.
Me moshën më të lartë të daljes në pension, sipas llogaritjeve në nivelin federal, gratë do të kontribuojnë rreth dhjetë miliardë franga në financimin e AHV në dhjetë vitet pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Shtesa e AHV si kompensim për shtyrjen e moshës së pensionimit në 65 vjet
PS dhe të Gjelbrit votuan unanimisht kundër rritjes, e cila do të ndodhë në katër hapa tre-mujorë.
Brezi në tranzicion, i përbërë prej gjashtë grupeve të grave duhet të marrë kompensim financiar për shtyrjen e moshës së pensionimit.
Sipas rezolutës së Dhomës Nacionale të Parlamentit, gratë që do të punojnë deri në moshën ligjore, në të ardhmen do të marrin një shtesë AHV gjatë gjithë jetës, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, kjo shtesë do të jetë e bazuar në të ardhurat e tyre të mëparshme.
Deri në të ardhura vjetore prej 57,360 franga, gratë do të marrin 150 franga në muaj; Deri në të ardhura prej 71,700 franga, pagesa shtesë është 100 franga dhe për të gjitha të tjerat, 50 franga.
Ky amortizim i kushton federatës maksimumi 700 milion franga në vit.
E-Diaspora
-
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s Morina kandidon për Këshillin Bashkiak të Malmö-s (kommunfullmäktige) me bindjen se politika duhet të jetë pranë... -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili















