Shefi i diplomacisë gjermane nënvizoi se nëse një vend bën një gjë të tillë, atëherë ai vë në rrezik kohezionin e tërë Evropës.
“Ndaj, vetoja duhet të hiqet, edhe nëse kjo nënkupton se mund të mundemi me vota”, theksoi Maas.
Deklaratat e tij vijnë si një kritikë e pazakontë e Gjermanisë ndaj një vendi anëtar. Gjermania, e vetëdijshme për peshën politike dhe ekonomike që ka në BE, bën shumë kujdes që të mos duket si një vend dominues kur bëhet fjalë për të vendosur.
Në prill, Hungaria bllokoi një deklaratë të BE-së që kritikonte ligjin kinez për sigurinë e Hong-Kongut, duke minuar përpjekjet e bllokut për t’u përballur me Pekinin për kufizimet e lirisë dhe demokracisë në ish-koloninë britanike.
Gjithashtu, muajin e kaluar Budapesti refuzoi të ratifikonte një marrëveshje të re tregtare mes BE-së dhe vendeve afrikane, atyre të Karaibeve dhe të Paqësorit, si dhe refuzoi të mbështeste thirrjen e Unionit për një armëpushim mes Izraelit dhe Palestinës./euronews











