Kosova
Arrihet dakordimi, ja sa mysafirë do të lejohen nëpër dasma në Kosovë
Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues, ku në 30% të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona
Nga 15 qershori në Kosovë pritet të lejohen ahengjet e ndryshme, përfshirë edhe dasmat. E grupet punuese të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit janë dakorduar për manualin, i cili do të implementohet për sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.
Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues, ku në 30% të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 m2 do të lejohen 40 persona.
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, konfirmoi për Kosovapress se janë dakorduar që në 30% të sipërfaqes së hapësirave të mbyllura të zhvillohen ahengjet.
“Në takimin e fundit ne jemi dakorduar që e para diku 30-35% të sipërfaqes së sallave të lëshohen, duke iu përshtatur manualit ekzistues. Manuali ekzistues tregon që në çdo 10 metër katrorë janë 4 veta, kështu që nëse e marrim, na del që në çdo 100 metër katror 40 persona. Kështu me 30% e kësaj ne jemi dakordua që mund të zhvillohen ahengjet edhe në hapësira të mbyllura”, thotë ai, përcjell Albinfo.ch.
Sogojeva thotë se nga mosmbajtja e dasmave nuk u ndikuan vetëm bizneset, ku janë zhvilluar dasmat dhe ahengjet. Sipas tij, ndërmarrjet e tjera që ndërlidhen me dasmat kanë pasur humbje diku rreth 1 miliard euro.
Gjithashtu ai thotë se mjetet e parapara nga Ligji i Rimëkëmbjes ende nuk janë ndarë për këtë sektor, ani pse bizneset e kësaj fushe tash e 550 ditë janë të mbyllura.
“Jemi si veprimtaria më e atakuar, ka raste në disa veprimtari, disa biznese ka edhe 550-ditëshin e kanë kaluar edhe asnjë ditë nuk kanë punuar dhe shteti ende nuk e gjet atë formën se si t’iu ndihmojë. Prej 220 milionëshit prej Ligjit të Rimëkëmbjes ende nuk ka filluar as me u nda… Nëse i shikojmë humbjet unë e kam dhënë një shifër afër 1 miliard vetëm me këto të dasmave lidhen, se nuk është çështja vetëm se nuk po mbahen një dasmë, por në dasmë lidhën shumë faktorë të tjerë, qumështi, djathi, muzika, pastaj shërbimet, pijet do të thotë fshati krejt ajo periferia lidhet me këtë”, thotë ai.
Qeveria ditë më parë lehtësoi masat anti-Covid, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në orën 23:00. Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me Covid-19, do të lejohen edhe ahengjet.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










