Kosova

Rreth 80 mijë të vaksinuar në Kosovë

Kosova deri tash ka pranuar rreth 180 mijë vaksina “Pfizer” dhe “AstraZeneca”

Rreth 80 mijë vaksinime kundër COVID-19 janë kryer në Kosovë që kur ka nisur procesi i vaksinimit, ka konfirmuar menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.

Në një konferencë për media të shtunën, ai ka thënë se vetëm të shtunën në këtë qendër janë kryer 460 vaksinime, ndërsa në nivel vendi 1300.

Sipas Bardhit, në vend ka shkuar në 10 mijë shifra e qytetarëve që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, transmeton Koha, përcjell Albinfo.ch.

Kosova deri tash ka pranuar rreth 180 mijë vaksina “Pfizer” dhe “AstraZeneca” nga skema e COVAX-it dhe Bashkimi Evropian. Qeveria ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për blerje të 1.2 milionë dozave nga kompania “Pfizer”. Ato pritet të vijnë deri në fund të vitit.