Lajme
Pas 6 muajsh pauze, në Zvicër hapen sërish restorantet e trenave
Restorantet në vagonët e trenave të SBB-së kanë qarkulluar të zbrazët dhe pa shërbim, që nga dhjetori i vitit të kaluar
Pas rreth gjashtë muajsh sa ishin të mbyllur, restorantet dhe bistrot e SBB do të rihapen të premten e ardhshme. Ndërsa trafiku i trenave me Italinë do të rritet gradualisht nga 13 qershori, raporton sda.ch.
Siç dihet, restorantet në vagonët e trenave të SBB-së kanë qarkulluar të zbrazët dhe pa shërbim, që nga dhjetori i vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Më 31 maj u lejua hapja e hapësirave të brendshme të të gjithë restoranteve kështu që ishte radha që të hapeshin edhe restorantet në trena.
Njëkohësisht, me normalizimin e gjendjes, oferta e SBB-së për udhëtime midis Zvicrës dhe Italisë do të rritet nga 35 sa është aktualisht, në 60 për qind krahasuar me trafikun në kushte normale, thonë në SBB.
Tre trena shtesë kanë nisur qarkullimin në përmes tunelit Gotthard midis Cyrihut respektivisht Bazelit dhe Milanos. Një tren i drejtpërdrejtë nga Cyrihu në Venecia dhe prapa, si dhe treni trekombësh, nga Frankfurti përmes Lucernit për në Milano.
Dy trena shtesë do të drejtohen gjithashtu në aksin Lötschberg nga Bazeli në Milano dhe treni trekombëtar nga Milano përmes Bazelit në Frankfurt, përcjell albinfo.ch. Një tren shtesë shkon nga Milano në Gjenevë duke përfshirë trenin direkt nga Gjeneva në Venecia dhe prapa.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













