Lajme
Ishulli i braktisur, shtetet evropiane projektojnë të ardhmen e tij
Reth 70 milionë euro nga Bashkimi Europian
Ishulli interesant, po planifikohet një super projekt për muze. Një plan që do të bëhet tërheqës. Për mijëra vjet, që nga dita kur perandori romak Augusti vendosi të dërgojë aty të bijën për ta ndëshkuar, ishujt e Ventotenes dhe Santo Stefano kanë qenë simbol i vendit magjepsës, por totalisht të izoluar, destinacioni primar i kundërshtarëve politikë që pushteti donte të izolonte, duke i mbajtur gjallë.

Theksohet se nga këto dy ishuj, ndërkohë që Ventotene edhe lejonte disi një iluzion jete normale, Santo Stefano përfaqësonte shuarjen e çdo shprese lirie.
Vlen të theksohet se ishulli nuk ka port, është totalisht i rrethuar nga shkëmbinj të lartë dhe të thepisur, dhe një det shpesh herë i turbulluar, dhe nuk i jep shans asnjë notari. Deti tejet i pastër fsheh relike të epokës romake, por edhe anije të mbytura gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Por tani ky ishull, me një financim rreth 70 milionë euro nga Bashkimi Europian, do të shndërrohet në një muze në qiell të hapur, si Alkatrazi amerikan, por edhe në një laborator kreativ dhe një qendër konferencash të fokusuar në tematikat e qëndrueshmërisë, mjedisit dhe artit.

Aty ku ndodhej shtëpia e drejtorit të burgut dhe ndërtesa ku të burgosurit ndërroheshin pas punës rraskapitëse ose aktivitetit fizik, do të shndërrohen në bujtina plot sharm, por me kosto të ulët, bahçet e vdekura prej kohësh do të rigjallërohen, ndërkohë që restoranti do të zhvillohet aty ku banorët” e ishullit bënin vetë bukën e pakët që hanin.

Siç bënte edhe Sandro Pertini, president nga më të dashurit të Italisë, që në ishull ka kaluar si i burgosur 8 vjet të jetës, nga viti 1935 deri në 1945, me urdhër të regjimit fashist.

Tani pikërisht ky vend simbol i autoritarizmit ndër shekuj, do të jetë një pikë që do të mbledhë mendimet e ndryshme mbi lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri Autoritetet lëshuan ndalime hyrjeje në Austri kundër të dy personave. Për të siguruar pjesëmarrjen e tyre... -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











