Lajme
Shtatë vende evropiane nisin lëshimin e certifikatës së udhëtimit COVID-19
Certifikata do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose letër, do të jetë pa pagesë, do të jenë në gjuhën angleze dhe kombëtare e do të lëshohet nga autoritetet e secilit shtet.
Nga data 1 qershor, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia kanë filluar lëshimin e certifikatave të para të udhëtimit COVID 19, një muaj përpara se këto certifikata të hyjnë në fuqi për të gjitha vendet anëtare të unionit.
Certifikata do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose letër, do të jetë pa pagesë, do të jenë në gjuhën angleze dhe kombëtare e do të lëshohet nga autoritetet e secilit shtet. Sistemi lejon që të verifikohen elementet e sigurisë së të gjitha kodeve Quick response të certifikatave.
Alberto Alemanno, Profesor i politikës së ligjit të BE në HEC Paris, tha për Euronews se sistemi do të vinte në provë bashkëpunimin midis vendeve të BE, pasi shumë prej tyre kanë kërkuar të zbatojnë rregullat e tyre të lëvizjes mes pandemisë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Plani i BE-së është që një sistem i vetëm të lehtësojë udhëtimin e sigurt duke verifikuar statusin e udhëtarit, pra të verifikojë nëse është vaksinuar me të dyja dozat, ka një test negativ apo dëshmi se është shëruar plotësisht nga virusi. BE u ka dhënë mundësi shteteve anëtare që të jenë ato të vendosin nëse në liste do të shtojnë edhe vaksinat të cilat nuk janë aprovuar nga EMA.
Komisioneri i BE për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, tha se nisma e shtatë shteteve anëtare është “një fillim i mirë” dhe inkurajoi të tjerët të ndiqnin.
Certifikata COVID 19 e cila hyn në fuqi më 1 korrik do të jetë e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, si dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Marrëveshja thekson se certifikata COVID ‑ 19 nuk do të shërbejë si një dokument udhëtimi dhe nuk do të bëhet parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE.
Sipas marrëveshjes, rregulloret që krijojnë certifikatën COVID – 19, do të jenë në fuqi vetëm për 12 muaj, përkatësisht deri më 1 korrik 2022. Ende nuk ka një vendim sesi do të funksionojë lëvizja me vendet e Ballkanit Perëndimor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











