Lajme
Shtatë vende evropiane lëshojnë certifikatën e udhëtimit
Nga data 1 qershor, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia kanë filluar lëshimin e certifikatave të para të udhëtimit COVID 19, një muaj përpara se këto certifikata të hyjnë në fuqi për të gjitha vendet anëtare të unionit.
Certifikata do të jetë në dispozicion në formë digjitale ose letër, do të jetë pa pagesë, do të jenë në gjuhën angleze dhe kombëtare e do të lëshohet nga autoritetet e secilit shtet. Sistemi lejon që të verifikohen elementet e sigurisë së të gjitha kodeve Quick response të certifikatave.
Alberto Alemanno, Profesor i politikës së ligjit të BE në HEC Paris, tha për Euronews se sistemi do të vinte në provë bashkëpunimin midis vendeve të BE, pasi shumë prej tyre kanë kërkuar të zbatojnë rregullat e tyre të lëvizjes mes pandemisë.
Plani i BE-së është që një sistem i vetëm të lehtësojë udhëtimin e sigurt duke verifikuar statusin e udhëtarit, pra të verifikojë nëse është vaksinuar me të dyja dozat, ka një test negativ apo dëshmi se është shëruar plotësisht nga virusi. BE u ka dhënë mundësi shteteve anëtare që të jenë ato të vendosin nëse në liste do të shtojnë edhe vaksinat të cilat nuk janë aprovuar nga EMA.
Komisioneri i BE për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, tha se nisma e shtatë shteteve anëtare është “një fillim i mirë” dhe inkurajoi të tjerët të ndiqnin.
Certifikata COVID 19 e cila hyn në fuqi më 1 korrik do të jetë e vlefshme në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së, si dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Marrëveshja thekson se certifikata COVID ‑ 19 nuk do të shërbejë si një dokument udhëtimi dhe nuk do të bëhet parakusht për të ushtruar të drejtën e lëvizjes së lirë brenda BE.
Sipas marrëveshjes, rregulloret që krijojnë certifikatën COVID – 19, do të jenë në fuqi vetëm për 12 muaj, përkatësisht deri më 1 korrik 2022. Ende nuk ka një vendim sesi do të funksionojë lëvizja me vendet e Ballkanit Perëndimor./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













