Lajme

Ulje e rasteve në Zvicër, statistikat e fundit në tri ditët e fundit

Në 72 orët e fundit, 1,717 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 62,213.  BAG gjithashtu raporton 9 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 45 persona shtesë u shtruan në spital.