Lajme
Tiranë: Disa persona të arrestuar për kokainë, armë të ftohta dhe vjedhje
Policia e Tiranë ka arrestuar 7 persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është edhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, kokainë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. J., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. F., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko” ka vjedhur motorin në pronësi të shtetasit A. A.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 54 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë të ftohta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. A., 36 vjeç, T. J., 25 vjeç dhe E. V., 63 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











