Lajme
Këtyre njerëzve u ndalohet hyrja në Kosovë
Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim për lehtësimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të plotë vendimin për lehtësimit e këtyre masave.
Lexoni më poshtë vendimin:
[Hyrjet dhe daljet e qytetarëve të huaj nga Republika e Kosovës]
Qytetari i huaj që hyn në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për COVID-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.
Përjashtime nga pika 2 bëjnë:
3.1. Nëse qytetari i huaj hyn në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 orëve përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tre (3) orëve;
3.2. Qytetari i huaj që punon si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga Covid-19;
3.3. Qytetari i huaj që kalon nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojë territorin e Kosovës brenda pesë (5) orëve;
3.4. Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre.
3.5. Personi që ka dëshmi për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.
3.6. Personi me një rezultat pozitiv të testit të antitrupave serologjik -IgG lëshuar më së shumti tridhjetë (30) ditë para mbërritjes.
Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.
4.1 Shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut, duhet të karantinohen në shtëpitë (vendin e banimit) e tyre për katërmbëdhjetë (14) ditë, duke u testuar dy herë në javë.
4.2. Pika 4.1 nuk vlen për shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët qëndrojnë transit (më pak se 48 orë) në shtetet e përcaktuara në pikën 4.1 të këtij vendimi.
4.3. Diplomatët e huaj përjashtohen nga fushëveprimi i pikës 4 të këtij vendimi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













