Kosova
Sa dënime me burgim të përjetshëm u dhanë në Kosovë?
Dënimi me burgim të përjetshëm është rikthyer në legjislacionin penal të pas luftës më hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës në vitin 2013
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt në nëntor të 2015-tës.
Aktgjykimi u shpall nga kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi. Fillimisht, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2018, të akuzuarin Naser Pajazitaj, në mungesë të provave e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitaj, por pas ankesës së prokurorisë, Gjykata e Apelit e kishte kthyer këtë lëndë në rigjykim.
E dënimi me burgim të përjetshëm është rikthyer në legjislacionin penal të pas luftës më hyrjen në fuqi të Kodit Penal të Republikës së Kosovës në vitin 2013, raporton EO, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari nëpërmjet një postimi në Facebook që thotë se është një vlerësim personal, ka treguar se gjykatat kosovare kanë shqiptuar shtatë te tilla, por asnjë nga këto nuk i ka kaluar të gjitha instancat, për të marr vulën e plotfuqishmërisë.
Në vijim po ua sjellim një kronologji të këtyre rasteve:
2016
Gjykatës Themelore në Prishtinë e dënon me burgim të përjetshëm të akuzuarit Emin Krasnqi dhe Astrit Mehmeti, pasi i gjeti fajtor ata për veprën penale vrasje e rëndë në bashkryerje, të shtetasit boshnjak Melvin Ajdinoviq. Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, u ndryshua nga Gjykata e Apelit. I akuzuari i parë u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa i dyti me 22.
2018
Gjykata e Apelit shqiptoi dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Pjeter Ndrecaj, i cili u shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes Valbona Marku dhe vajzës Klara Ndrecaj. Ky rast u kthye në rigjykim më pas nga Gjykata Supreme. Në procedurë të rigjykimit, gjykata e shkalles se parë, e dënoi të akuzuarin me dënim unik 24 vjet e 6 muaj, vendim te cilin e ndryshoj serish Gjykata e Apelit në dhjetor te vitit 2020, duke ia rritur dënimin në 30 vjet burgim.
2020
Gjykata Themelore në Ferizaj, e dënon më burgim të përjetshëm, të akuzuarin Trimor Lalinovci, si fajtor pre vrasjen e shtetasit Shkodran Bytyqi. Vendimi u ndryshua nga Gjykata e Apelit(dhjetor 2020). Dënimin më burgim të përjetshëm iu zëvendësua më atë prej 30 vjet burgim.
2020
Gjykata Themelore në Prizren, e dënon më burgim të përjetshëm ish policin Shefki Spahiun, për vrasjen e të ndjerit Jetmir Aliaj. Vendimi u vërtetua nga Gjykata e Apelit(shkurt 2021). Lënda tash ndodhet me mjet të jashtëzakonshëm juridik në Gjykatën Supreme.
2020
Gjykata Themelore në Gjilan, e dënoi më burgim të përjetshëm të akuzuarin Nuhi Mavrovqani, për shkak të vrasjes së bashkëshortes se tij Sabile Mavrovqani. Ky aktgjykim është prishur nga Gjykata e Apelit, në shkurt te këtij viti dhe lënda i është kthyer te njëjtës gjykatë në rivendosje
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











