Lajme
Shqiptari, Gjon Muharremaj flet pas fitores në Eurovision: Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj
Në finalen e konkursit të 65-të, të këngës Eurovision, Zvicra zuri vendin e tretë falë Gjon’s Tears.
22-vjeçari shqiptar Gjon Muharremaj tregoi se ndihet veçanërisht i vlerësuar nga juria.
Gjon’s Tears ishte në vendin e parë me 267 pikë, mirëpo në fund votat e audiencës e shtynë Italinë në krye, megjithatë nuk ka arsye trishtimi për 22-vjeçarin nga Fribourg: “Jam shumë i lumtur që kam arritur vendin e tretë dhe kam marrë një vlerësim të tillë. Sidomos nga juria”, tha ai i lumtur pas finales në intervistën e SRF.
Gjon mori plot dymbëdhjetë pikët në votimin e jurisë. Jo gjithçka shkoi normalisht më parë, siç pranon ai: “Të them të drejtën, kishim probleme teknike më parë. Por ne ishim në gjendje ta zgjidhnim atë në mënyrë që të mund të jepnim në mënyrë perfektë në finale. Doja t’iu tregoja të gjithëve se mund ta bëj. Për mua, votimi i jurisë do të thotë që unë kam diçka të veçantë”.
Gjoni shënoi 437 pikë krenar me baladën e tij melankolike “Tout l’univers” – një nga rezultatet më të mira për Zvicrën në Eurovision.”
“Është e çmendur dhe jam mbingarkuar sepse nuk e prisja. Gjithmonë ishte një ëndërr e madhe , tani është realizuar”, ishin fjalët e para të Gjon pasi zuri vendin e tretë.
Para dhe pas performancës së tij, ai ndau ngazëllimin me pjesëmarrësit e tjerë, derisa ai pranon: “Unë brohorisja në çdo shfaqje sepse të gjithë kishin diçka shumë të veçantë” – dhe shton: “Është thjesht çështje shijeje. Të jesh fitues nuk do të thotë të jesh më i miri, por më i njohuri “.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










