Lajme
Rregulla të reja për hyrjen e shtetasve të BE-së në Itali
Qytetarët që vijnë nga Bashkimi Europian dhe vendet e zonës Schengen mund të hyjnë në territorin italian duke paraqitur test PCR negativ të 48 orëve të fundit pa pasur nevojë për vetizolim
Me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, datuar 14 maj 2021, janë modifikuar një sërë rregullash për sa u përket hyrje-daljeve në shtetin fqinj, të cilat hyjnë në fuqi më 16 maj e do të qëndrojnë në fuqi deri më 30 korrik.
Sipas urdhrit, qytetarët që vijnë nga Bashkimi Europian dhe vendet e zonës Schengen mund të hyjnë në territorin italian duke paraqitur test PCR negativ të 48 orëve të fundit, pa pasur nevojë për vetizolim, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Hyrja në Itali nga Shqipëria do të lejohet për qytetarët me nënshtetësi italiane, ose pasaportë të një vendi të BE-së dhe Schengen, si dhe për ata që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarët e tyre. Hyrja do të lejohet edhe për personat që kanë një partner italian, jo domosdoshmërish të bashkëjetojnë me të, por duhet të qëndrojnë në rezidencën e tyre.
Ndërsa për udhëtarët me pasaportë shqiptare lëvizja drejt Italisë është e mundur vetëm për arsye specifike, si për shembull: motive pune ose studimi, arsye shëndetësore dhe raste urgjencash ose në rast se personi ka një vendbanim në Itali, tek i cili duhet të shkojë me automjetin personal.
Udhëtarët që mbërrijnë në Itali nga Shqipëria dhe shtete të kategorizuara me shkronjën E duhet të paraqesin tampon negativ SARS-CoV-2 (PRC) ose testin e antigeneve të kryer brenda 72 ore përpara hyrjes, me përjashtim të fëmijëve nën 2 vjeç por megjithatë duhet të karantinohen për një periudhë 10- ditore si dhe t’i nënshtrohen sërish testit në fund të këtyre 10 ditëve.
Rastet që bëjnë përjashtim:
Ekuipazhi i mjeteve të transportit,
Personat që udhëtojnë vetëm,
Personat që hyjnë në Itali për një periudhë jo më shumë se 120 orë për arsye pune, shëndeti ose emergjence, por mund të qëndrojnë jo më shumë se periudha e deklaruar më sipër, në të kundërt do të duhet të karantinohen.
Personat që janë tranzit me automjetin e tyre nuk mund të qëndrojnë më shumë se 36 orë.
Persona me status diplomatik.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













