Kosova
Reagon Shpend Ahmeti lidhur me abuzimin seksual të së miturës në shkollën e Prishtinës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas raportimit në media për një rast të abuzimit seksual ndaj një nxënseje të mitur në një shkollë të Prishtinës.
Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se pas shpërndarjes së videos, udhëheqësia e shkollës në Prishtinë ka njoftuar Këshillin drejtues të shkollës, Këshillin e Prindërve, Qendrën për Punë Sociale dhe Policinë e Komunitetit.
Postimi i plotë i tij:
“Për rastin e incidentit te shkolla Faik Konica të publikuar në portale!
Lajmi është publikuar me 15 Maj por ka ndodh me 24 Prill. Ka qenë e shtune dhe jashtë hapësirave tê shkollës. Vajza e mitur është e moshës nën 6 vjec dhe nuk është në Shkollë ende. Vetem njëri prej personave të paraqitur është në shkollë.
Megjithatë, shkolla Faik Konica e udhëhequr nga drejtoresha e ka trajtuar me seriozetin e njejte. Janë lajmëruar prindërit, Këshilli drejtues i shkollës, Këshilli i Prindërve, Qendra për Punë Sociale dhe Policia e Komunitetit. Fëmiut i është ofruar ndihma psikologjike!
Po ashtu edhe nxënësi i shkollës i cili për momentin nuk vijon mësimin punon me prindërit dhe psikologet.
Videoja është dërguar anonimisht! Për shkak të privatësisë nuk do të deklarohemi më shumë për rastin. Çeshtja është më shumë për Policinë dhe Qendren për Punë Sociale. Kërkese e jona është që të ruhet privatësia sa më shumë, sepse personat e involvuar janë femijë dhe kanë nevoj për ndihmë psikologjike.
Shkolla dhe Drejtoria kanë vepruar profesionalisht dhe shpejtë. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë ndërmarrë brenda tri ditëve prej pranimit të videos. Pra prej 24-27 Prill! Falenderoj edhe udhëheqësinë e Shkolles edhe Drejtorine e Arsimit ne krye me Shpresa Shala për reagimin e menjëhershëm” (si), ka shkruar Ahmeti.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër në orën 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













