Lajme
Izraeli shënjestron shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se kishte në shënjestër shtëpinë e liderit të lartë të Hamasit në Gaza, pas gati një jave sulmesh të mëdha ajrore dhe raketa në Izrael nga territori i sunduar nga grupi militant islamik.
Gjenerali Hidai Zilberman, zëdhënës i ushtrisë, i ka thënë radios së ushtrisë së Izraelit të dielën se ushtria shënjestroi shtëpinë e Yehiyeh Sinwar, udhëheqësi më i lartë i Hamasit brenda territorit, i cili ka të ngjarë të fshihet së bashku me pjesën tjetër të nivelit të sipërm të grupit.
Shtëpia e tij ndodhet në qytetin Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës. Ushtria ka thënë se shënjestroi gjithashtu shtëpinë e vëllait të Sinwar.
Hamas dhe grupi militant islamik Xhihad kanë pranuar që i janë vrarë 20 persona që kur shpërthyen luftimet të hënën, ndërsa Izraeli thotë se numri real është shumë më i lartë.
Raundi i fundit i luftimeve – më i keq që nga lufta e vitit 2014 në Gaza – ka vrarë të paktën 145 palestinezë në Gaza, përfshirë 41 fëmijë dhe 23 gra. Tetë izraelitë janë vrarë, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar dhe një ushtar.
Të shtunën, Izraeli bombardoi shtëpinë e Khalil al-Hayeh, një figurë e vjetër në degën politike të Hamasit, duke thënë se ndërtesa shërbeu si pjesë e “infrastrukturës terroriste” të grupit. Nuk kishte asnjë raport për fatin e al-Hayeh ose për ndonjë viktimë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia Mercedes-i u ndalua në kufirin e Malit të Zi pasi rezultoi se ishte në kërkim nga... -
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












