Kosova
Kurti dhe ambasadori i Zvicrës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për ujërat
Memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra
Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, në një ceremoni të organizuar nënshkruan memorandumin e bashkëpunimi për mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra, transmeton albinfo.ch.
Të pranishëm ishin edhe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Vlen të theksohet se memorandumi i bashkëpunimit ka për qëllim krijimin e një kornize të favorshme ligjore, struktura për menaxhim afatgjatë dhe marrëdhënie funksionale ndërmjet hisedarëve dhe institucioneve për të promovuar bashkëpunimin dhe reformat në sektorin e ujërave dhe për të siguruar cilësi të lartë të shërbimeve për të gjithë sektorët e popullatës.
Ndikimi i kësaj mbështetjeje do të rrisë qasjen për popullatën e Kosovës në burime ujore (të planifikuar, rregulluar dhe mbikëqyrur) mbarështetërore dhe menaxhim të burimeve ujore (furnizim me ujë, kanalizime dhe ujitje).
Para nënshkrimit të memorandumit, kryeministri Kurti dhe ambasadori Kolly patën një bisedë të gjatë, ku ambasadori Kolly ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për Republikën e Kosovës dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit.
Kryeministri Kurti, ndërkaq, e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën e qeverisë zvicerane përgjatë viteve. Ai ia shprehu mirënjohjen veçanërisht për ndihmën e pakursyer në avancimin e sektorit të ujërave nga faza urgjente e pasluftës deri në fazën zhvillimore, por edhe në përgatitjen për të ardhmen.
Kryeministri vlerësoi lart qasjen unike të Zvicrës në mesin e donatorëve për të zhvilluar sektorin nga niveli rural te ndërmarrjet publike, tek institucionet dhe politikëbërja përmes Këshillit Ndërministror për Ujëra.
Në takim u bisedua për përkushtimin e dy ministrave, Aliu dhe Rizvanolli, në aspektin mjedisor dhe ekonomik të resurseve ujore, duke u angazhuar në kthimin dhe forcimin e ligjshmërisë, në mbrojtjen e resurseve ujore, por edhe në performancën e kompanive rajonale të ujësjellësve dhe bordeve të tyre.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”


















