Kosova
Albin Kurti: Donika Gërvalla e mbron dhe e afirmon UÇK-në
Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pas deklaratave të saj kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Kurti ka shkruar se Gërvalla mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në.
Mirëpo, sipas tij, fushata kundër zëvendëses së tij po bëhet kur Gërvalla shkoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel.
Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pak kush tjetër.
E-Diaspora
-
Si mund të mësojë Tirana nga përvoja e Zvicrës në menaxhimin e ujërave të ndotura dhe atyre atmosferike? Përmes Sekretariatit Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), ne po mbështesim kryeqytetin e Shqipërisë në ecjen... -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












