Shqipëria
Ndryshojnë masat anti-Covid në Shqipëri
Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga ulja e rasteve të infektimeve dhe incidencës së Covid-19, kanë vendosur që të hapen universitete si dhe të hiqet karantina për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka thënë se universitet do të jenë të hapura vetëm për fazën e konsultimeve dhe sezonit para provimeve.
Ndërkohë Manastirliu ka thënë se duke nisur nga ulja e infektimeve në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi, sipas saj nuk është parë më e nevojshme që ata që vijnë nga këto dy vende të karantinohen për 14 ditë.
Më tej ministrja tha se do të vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes 06:00.
Manastirliu: Kemi pasur edhe një numër të të shtruarve në spital. Vijon të kemi incidencë të ulët. 26.6 raste për 100 mijë banorë. Incidencë javore të ulët krahasuar me dy javë më parë. Kemi rënie në 3.8% të të prekurve. Kanë mbërritur më shumë 748 400 doza vaksine. Jemi mbi 537 mijë vaksinime. Krahasuar edhe me vende të ndryshme evropiane Shqipëria mbetet lart. Situata është e kontrolluar. Nisur nga situata Komiteti ka pasur një mbledhje sot. Ka rivlerësuar masat ka bërë një vlerësim të situatës në Maqedoni dhe Greqi. Në dy javë atje ka ulje. Ka hequr masën e karantinës për këto dy vende që ishte 14 ditë. Po ashtu do të lejohet hapja e auditorëve të Universiteteve vetëm për procesin e konsultimeve dhe sezonin e provimeve. Do vijojnë të mbeten në fuqi rregullat e tjera dhe kufizimi i lëvizjes do të jetë në orën 22:00 deri në mëngjes”. / abcnews.al
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja...
-
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













