Lajme
Pasojat e pasaportës së Covid 19
Këto pasaporta të imunitetit mund të çojnë në sjellje të padëshirueshme, që rrezikojnë të çojnë në një rritje të re të infeksioneve
Në gjendjen aktuale ku ndodhen shumica e fushatave të vaksinimit në Evropë, hipoteza e “green pass”, pasaportat që vërtetojnë imunitetin apo rezultatin negativit ndaj Covid-19, mund të duket e parakohshme. Por aktualisht debati është i zjarrtë në vendet që tashmë kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të qytetarëve.
Certifikatat e gjelbra dixhitale që vërtetojnë vaksinimin, shërimin e kohëve të fundit nga Covid-19, apo rezultatin negativ të testit të tamponit, do t’i japin ndoshta mundësi një pjesë të popullatës evropiane që të rifillojë udhëtimet e lirshme brenda BE-së.
Në Izrael, një aplikacion që identifikon të vaksinuarit dhe të shëruarit, i lejon qytetarët të frekuentojnë hotelet, palestrat, muzeumet dhe vendete tjera publike. Nga ana tjetër, këto mjete mund të shkaktojnë sjellje të rrezikshme, si midis atyre që kanë një pasaportë të tillë, ashtu edhe midis atyre që e dëshirojnë një të tillë, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Argumentet kundër
Gjithsesi nga këndvështrimi i parandalimit të infektimit, dhe pas një periudhe kaq të gjatë mbylljesh dhe masash paraprake mbrojtëse, këto pasaporta të imunitetit mund të çojnë në sjellje të padëshirueshme, që rrezikojnë të çojnë në një rritje të re të infeksioneve.
Njerëzit që e dinë se kanë antitrupa, mund të përdorin mënyra të rrezikshme të ndërveprimit, dhe të heqin dorë nga mbajtja e maskave, distancimi social dhe larja e duarve, duke rritur shanset e infektimit dhe transmetimit të Covid-19 tek njerëzit e pa vaksinuar.
Dhe nëse zotërimi i antitrupave anti-Covid do të bëhej mënyra e vetme për të hyrë në disa aktivitete, ata që nuk kanë pasur ende mundësi ta bëjnë vaksinën, mund të përpiqen të infektohen qëllimisht për t’iu rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur jetës së tyre të mëparshme.
Pra jashtë kontekstit të udhëtimeve ndërkombëtare, për të cilat është i domosdoshëm vërtetimi i imunitetit ose i negativitetit në raport me Covid-19, ideja e pasaportave të tilla nuk sjell vetëm përfitime. Përveç aspekteve psikologjike të theksuara në studim, dhe lënien jashtë të çështjeve që kanë të bëjnë me privatësinë dhe diskriminimin e pashmangshëm në qasjen ndaj vaksinave, brenda vendeve individuale dhe midis zonave të ndryshme të botës, ka edhe disa probleme të natyrës shkencore.
Sa zgjat imuniteti natyror ndaj Covid-19? Sa garantohet ai nga vaksinat? Edhe vaksinat më të fuqishme nuk garantojnë efektivitet 100 për qind kundër infeksionit, dhe nuk është ende plotësisht e qartë (ose të paktën jo për të gjitha vaksinat), se në çfarë mase njerëzit e vaksinuar janë në gjendje të infektojnë pa dijeninë e tyre ata që nuk janë vaksinuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











