Lajme
5 gjërat që duhet t’i bëni për një të diel sa më produktive
Ani pse e diela njihet si dita e pushimit, e vikendit, por edhe këtu bën diferencën, pasi jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Disa duan ta kenë këtë ditë plot energji dhe sa më produktive, sepse ndikon në hapat e tyre në vazhdimësi, transmeton albinfo.ch.
“NBCnews” ju paraqet pesë nga gjërat që duhet t’i bëni për të pasur një të diel sa më produktive:
1.Pasi ka përfunduar alarmi i mëngjesit, mos hapni menjëherë telefonin. Sepse aty do t’ju shfaqen njoftime nga më të ndryshmet dhe kjo do ndikojë në humorin e ditës tuaj.
2.Pini sa më shumë ujë. I shtoni limon, kastravec ose akull dhe kjo do të bëjë të hidratoni trupin. Kështu gjendja juaj do të jetë më e freskët për gjithë pjesën tjetër të ditës.
3.Filloni të bëni disa ushtrime të lehta, sapo keni hapur sytë. Në këtë mënyrë do të filloni ditën me energji. Evitoni kafen, pasi ushtrimet dhe kafja së bashku nuk ju sjell një të diel të hareshme.
4.Dilni në diell, për të marrë rrezet e tij të ngrohta. Në këtë mënyrë do të ndryshoni dhe humorin tuaj. Fundjava do të jetë me shumë përftime, pasi trupi juaj ka çliruar melatoninën dhe ju nuk do të ndiheni të përgjumur.
5.Hani mëngjesin! Kur trupi juaj merr sa më shumë energji, aq më atraktive bëhet e diela, ku do që ta kaloni. Mund t’ju duket sikur do të merrni kalori plus, por gaboheni, ato do të harxhohen pasi dita juaj do jetë e tejmbushur me aktivitete.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











