Lajme

Zvicër: Nga 37 mijë teste, 2601 rezultuan me Covid

Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) ka raportuar 2601 infeksione të reja me koronavirus nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, në 24 orët e fundit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 37,004 dhe shkalla e pozitivitetit është 7 për qind.

BAG gjithashtu raporton 14 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 89 persona shtesë u shtruan në spital.