Lajme
OBSH: Bilanci rrezik/përfitim peshon në favor të vaksinës AstraZeneca
Bilanci i rrezik/përfitimit vazhdon të peshojë kryesisht në favor të përdorimit të vaksinës antiCOVID-19 të AstraZeneca-s, tha sot një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Sipas gjendjes aktuale të dijeve të disponueshme, bilanci rrezik/përfitim mbetet pozitiv”, këmbënguli Rogerio Pinto de Sa Gaspar, drejtori i OBSH-së, i ngarkuar për Rregullimin, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
“Këto përfitime janë me të vërtetë shumë të rëndësishme në drejtim të zvogëlimit të vdekshmërisë në mesin e popullatave që vaksinohen”, shtoi ai gjatë një konferencë shtypi të OBSH-së për Ditën Botërore të Shëndetit, duke vënë në dukje se ekspertët dhe media priren të përqendrohen vetëm te rreziqet.
Deklarata e tij vjen ndërkohë që ekspertët e shëndetësisë u mblodhën këtë javë për të diskutuar një lidhje të mundshme midis kësaj vaksine dhe llojeve të caktuara të rralla të trombozës.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












