Lajme
Merr fund izolimi 3-ditor në Itali
Përfundon izolimi treditor kombëtar në Itali, i vendosur për të mbajtur nën kontroll situatën epidemiologjike gjatë festës së Pashkës.
Megjithatë lehtësimi i masave nuk vijon njësoj në të gjitha rajonet, të cilat përcaktohen me dy ngjyra, të kuqe dhe portokalli në varësi të rrezikshmërisë nga virusi.
Dhjetë rajone, mes të cilave Veneto, Lazio, Sicilia, Molise, Liguria, Umbria dhe provincat autonome të Trentos dhe Bolzano rikthehen me ngjyrë portokalli, ndërsa nëntë rajonet, sikundër Lombardia, Toskana, Emilia Romagna, Kalabria, Piemonte, Puglia etj., do të vijojnë të jenë zona të kuqe. Në rajonet që cilësohen me ngjyrë portokalli lejohet dalja, por jo zhvendosja në të tjera komuna.
Rihapen shkollat duke respektuar distancën fizike, por autoritetet mund të vendosin në çdo rast të kalojnë në mësim në distancë. Baret, restorantet, kinematë janë të mbyllura. Në zonat me ngjyrë portokalli, rënia e të infektuarve ka bërë të mundur rihapjen e disa aktiviteteve jothelbësore, sikundër parukeritë apo qendrat estetike.
Në zonat e kuqe nuk është e lejuar lëvizja, vetëm për raste urgjente, shkollat e universitetet janë të mbyllura, dyqanet, baret restorantet po ashtu, lejohet vetëm shërbimi me dërgesa.
Në të njëjtën kohë do të vijojnë të mbeten në fuqi deri në fund të muajit masat kufizuese për të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë kufijve. Për ata që mbërrijnë në Itali, Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka urdhëruar një karantinë prej të paktën pesë ditësh, shoqëruar me një tampon të dyfishtë, para mbërritjes dhe pas.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











