Futboll
“Dardanët” me sfidën e vështirë ndaj Suedisë
Një ndeshje aspak e lehtë për Kosovën përballë Suedisë

Kosova sonte do të përballet me Suedinë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në Prishtinë.
Te Dardanët do të mungojnë Valon Berisha dhe Amir Rrahmani, të lënduar, kurse i suspenduar është Ibrahim Dreseviq, shkruan albinfo.ch.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kërkoi kujdes maksimal nga skuadra e tij sidomos në aspektin mbrojtës para përballjes me Suedinë në “Fadil Vokrri”. “Ne kemi luajtur kundër Lituanisë dhe kemi analizuar në detaje atë ndeshje. Sipas analizës, kemi bërë një lojë të mirë në aspektin ofensiv, por i kemi lënë shumë hapësirë Lituanisë dhe kemi pasur disa probleme në aspektin mbrojtës. Kjo nënkupton që kundër Suedisë duhet të jemi në të kujdesshëm, pasi do të luajmë kundër një kundërshtari shumë të fortë. E kamë parë dhe kam dëgjuar se shumë prej njerëzve nuk e ndajnë këtë mendim, por unë mendojë se Suedia është një prej ekipeve më të mira në botë, edhe në bazë të ranglistës së FIFA-s”.
“Na duhen 11 lojtarë për ta ndalur Ibrahimovicin. Duhet të luajmë si ekip dhe të gjithë duhet të ndihmojnë mbrojtjen”, u shpreh trajneri zviceran.
Arbër Zeneli ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Suedisë në futboll. Për të do të jetë ndeshje e veçantë. Ai e fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2015 me Suedinë, me grupmoshën U-21.
“Siç e tha edhe trajneri, kemi folur për këtë ndeshje, e dimë se do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Brenda ekipit të Suedisë ka lojtarë të klasit botëror. E kanë Zlatanin në ekip, janë shumë të fortë. Megjithatë, ne duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë. Do të jetë ndeshje e veçantë për mua. Kam luajtur me Suedinë prej moshës 15-vjeçare. Më ka ndihmuar të bëhem Arbëri që jam sot. Mendojmë vetëm për fitore, do të përgjigjemi në mënyrën më të mirë. Ne shkojmë për pikët e plota”, përfundoi ai.
Trajneri i Suedisë, Janne Andersson tha se Kosova ka ekip të mirë, por barazimi nuk do të ishte i kënaqshëm për ta. “Kosova ka ekip të mirë. Ne do të mundohemi të luajmë mirë në mbrojtje dhe më pas të sulmojmë. Barazimi nuk do të ishte i kënaqshën pasi që ne gjithmonë synojmë të fitojmë. I njohim disa lojtarë të Kosovës, janë mjaft cilësorë. Ne e shënuam vetëm një gol në ndeshjen e fundit, shpresoj që tash të shënojmë më shumë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm. Duhet të luajmë më mirë sesa ndaj Gjeorgjisë”, ishin fjalët e Andersson.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor