Futboll
Shqipëria dëshiron tri pikë përballë Andorrës
Kuqezinjtë do të përballen me Andorrën në udhëtim nga ora 20:45
Edy Reja do t’u besojë lojtarëve me më shumë përvojë dhe atyre që po kalojnë formë të mirë në sfidën e parë kualifikuese të Botërorit, ndaj Andorrës, në transfertë.
Kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj Andorrës më 25 mars, ndërsa më 28 mars përfaqësuesja kuqezi do të presë Anglinë në Tiranë. Takimi i tretë do të luhet më 31 mars ndaj San Marinos sërish në transfertë, përcjell albinfo.ch.
Trajneri italian tha se e ka në kokë formacionin, ndërsa për aktivizimin e Bajramit pritet një konfirmim i fundit nga UEFA.
“Nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për ta përgatitur këtë ndeshje. Ekipi ka qenë pak i lodhur këto ditë për shkak të aktivizimit të lojtarëve në skuadrat e tyre. Kemi pasur mungesa nga dëmtime dhe COVID-19 më parë, por tani situata është normalizuar. Lojtarët janë në formë, pasi kanë luajtur me skuadrat e tyre, duhet përqendrim dhe fokus gjithashtu. Duam ta nisim aty ku e lamë, duhet të bëjmë kujdes nga Andorra, duke pasur parasysh ndeshjen që kemi kaluar më pare me këtë kundërshtar.”
Në pritje të lejes për Bajramin: “Duhet të presim një konfirmim nga FIFA, sepse është një situatë e komplikuar, ai ka lindur në Maqedoni, është rritur në Zvicër dhe do të luajë për Shqipërinë. Është një element që mund të na ndihmojë shumë për të ardhmen, duhet pritur leja për pjesën e debutimit.
S’ka vend për nënvlerësim: “Ne kemi pasur probleme me Andorrën dhe në fushën tonë. E njoh si skuadër. E kam parë në Ligën e Kombeve, është skuadër që të vë në vështirësi, ka karakteristika të veçanta, ka lojtarë të shpejtë dhe nuk të lë hapësira. Duhet të tregohemi të kujdesshëm dhe mos iu lejojmë hapësira”.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim















