Lajme
Në vitin 2020 në trafikun rrugor, 40 të vdekur më shumë se një vit më parë
Ndonëse gjatë pothuaj gjithë vitit ka mbretëruar pandemia dhe, rrjedhimisht, ka pasur më pak qarkullim automjetesh, numri i viktimave rezulton 40 më i madh se në vitin e kaluar
Vitin e kaluar, 227 njerëz kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në Zvicër dhe 3793 njerëz kanë pësuar lëndime të rënda, shkruan srf.ch.
Ndonëse gjatë pothuaj gjithë vitit ka mbretëruar pandemia dhe, rrjedhimisht, ka pasur më pak qarkullim automjetesh, numri i viktimave rezulton 40 më i madh se në vitin e kaluar.
Po ashtu ka pasur numër më të madh të atyre që kane pësuar lëndime të rënda.
Sidoqoftë, tendenca afatgjatë në numrin e viktimave në Zvicër ka shënuar rënie gjatë viteve të fundit, konfirmon Zyra Federale e Rrugëve (Astra) në raportin e publikuar sot.
Nga aksidentet fatale janë prekur më shumë ata që udhëtonin me makina, si dhe motoçiklistët dhe çiklistët, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër kishte një rënie të numrit të viktimave nga kategoria e këmbësorëve.
Statistikat thonë se 71 shoferë kanë vdekur në aksidente, numër që është për gjashtë më i madh se ai i vitit të kaluar. 611 persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Numri i shoferëve të vdekur në aksidentetsi pasojë e konsumimit të alkoolit po ashtu është rritur. Midis motoçiklistëve, numri i njerëzve të vdekur është rritur nga 30 në 52.
Rënie te këmbësorët
Përveç kësaj, gjatë vitit 2020, në aksidente kanë vdekur 29 çiklistë, 13 më shumë se në vitin e kaluar.
Kishte gjithashtu më shumë vdekje midis motoçiklistëve (15 në 2020, njëmbëdhjetë në 2019). Ndërsa është regjistruar një rënie e lehtë e numrit të këmbësorëve të vdekur, përcjell albinfo.ch. Në vitin 2019 kishin vdekur 37 persona, ndërsa në vitin 2020, ishin 36. Numri i këmbësorëve që kanë pësuar lëndime të rënda ka rënë nga 524 në 408. Pothuajse gjysma e viktimave këmbësorë, kanë vdekur në vendkalimet e këmbësorëve.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?














