Lajme
OKB parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4.7% gjatë vitit 2021
Një raport i fundit i OKB-së parashikon një rritje më të madhe të ekonomisë botërore gjatë vitit 2021 se sa parashikimet e mëparshme. Megjithë rritjen të ndikuar kryesisht nga ekonomia e Shteteve të Bashkuara, ekspertët theksojnë se duhet ende punë për rimëkëmbjen e plotë nga dëmet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.
OKB-ja parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 4.7 për qind, falë një zhvillimi më të madh nga ai që pritej në Shtetet e Bashkuara.
Rritje bazohet tek pritshmëria e shtimit të konsumit në Shtetet e Bashkuara, përparimi në shpërndarjen e vaksinës dhe paketa e ndihmës ekonomike.
Richard Kozul-Wright, Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin:
“Ne kemi ngritur parashikimin tonë për ekonominë botërore. Një pjesë e madhe ka të bëjë me Shtetet e Bashkuara. Paketa e ndihmës ekonomike do të ketë ndikim të fortë pozitiv në ekonominë amerikane së bashku me vaksinimin e suksesshëm. Ne parashikojmë rritje prej 1.9 për qind mbi atë që kishim parashikuar për ekonomisë amerikane”, tha drejtori i divizionit për globalizimin dhe strategjitë e zhvillimit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin, Richard Kozul-Wright.
Por rimëkëmbja aktuale nuk nënkupton kapërcimin e krizës së shkaktuar nga pandemia, sidomos për vendet që janë në zhvillim.
“Raporti parashikon rritje të Prodhimi i Përgjithshëm Bruto për këtë vit pak më shumë sesa ishte para krizës, por nëse marrim parasysh faktin se ekonomia botërore ishte në rritje para pandemisë, pritet një hendek prej 5 për qind në 2021. Kjo nënkupton që edhe me rritjen aktuale të nxitur kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina, ekonomia botërore do të jetë nën 5 për qind krahasuar me nivelin që do të kishte para pandemisë. Kjo nënkupton që kriza ende është serioze dhe rimëkëmbja nuk ka përfunduar”, thotë Nelson Barbosa, profesor i ekonomisë në Universitetin e Brazilias, bashkëautor i raportit .
Ekspertët ngrenë shqetësimin për dështimin e multilateralizmit gjatë forumit të G-20, pabarazitë lidhur me shpërndarjen e vaksinave dhe pabarazitë tjera që janë përkeqësuar edhe më shumë gjatë pandemisë. /voa
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












