Lajme
Njerëzit e vaksinuar mund të takohen pa maska
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA thanë se amerikanët e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit mund t’i kthehen një niveli të normalitetit.
Sipas rekomandimeve të reja, ata që kanë marrë dozat e kërkuara të vaksinës mund të vizitojnë njerëz të tjerë të vaksinuar dhe disa njerëz të pavaksinuar.
Njerëzit konsiderohen të mbrojtur dy javë pasi të marrin dozën përfundimtare të vaksinës së tyre, thanë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Deri më tani, mbi 30 milionë amerikanë janë vaksinuar plotësisht.
Zyrtarët shëndetësorë i paraqitën udhëzimet e reja gjatë një konference të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.
Disa prej udhëzimeve thonë:
Takohuni në ambiente të mbyllura me persona të tjerë plotësisht të vaksinuar, pa maska ose distancë fizike.
Takohuni në ambiente të mbyllura me njerëz të pavaksinuar të së njëjtës familje, nëse ata janë në rrezik të ulët për sëmundje të rëndë nga koronavirusi.
Shmangni testimin ose karantinën kur ekspozoheni ndaj koronavirusit, përveç nëse ju shfaqen simptoma.
Sipas udhëzimeve të reja, atyre që janë vaksinuar iu kërkohet ende t’i ndjekin masat bazike të sigurisë, si: veshja e maskave dhe distanca fizike në publik, si dhe shmangia e turmave të mëdha.
Mbi 90 milionë vaksina janë administruar deri më tani në SHBA, raporton Evropa e Lirë, transmeton Albinfo.ch.
Tri vaksinat e miratuara atje janë: Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson.
Dy të parat duhet të jepen me nga dy doza, ndërsa e fundit vetëm me një dozë.
Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan të hënën se koronavirusi vazhdon të mbetet shqetësim serioz në SHBA.
“Mbi 90% e popullsisë nuk është vaksinuar ende”, tha drejtoresha e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky.
“Përgjegjësia jonë është të sigurohemi – në kontekstin e 60,000 rasteve të reja në ditë – që i mbrojmë ata që janë të cenueshëm”, shtoi ajo.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar mbi 29 milionë raste me koronavirus dhe mbi 525,000 viktima.
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














