Lajme
Shteti që bleu vaksinën anti-Covid për gjithë popullatën
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se vendi ka blerë mjaftueshëm vaksinë Pfizer për gjithë popullsinë, shkruan The Guardian.
Ajo ka thënë se vendimi për të blerë vaksinën Pfizer bazohej në efikasitetin e tij të fortë në parandalimin e infeksionit simptomatik.
“Përderisa vaksina Pfizer duhet të mbahet në temperatura shumë të ftohta, kjo sfidë kompensohet vetëm duke u marrë me një vaksinë, në vend të vaksinave të shumta me protokolle të shumta”, shtoi ajo.
Zelanda e Re i ka porositur edhe 8.5 milionë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më herët i kishte porositur 1.5 milionë, që i bie total 10 milionë doza, pra mjaftueshëm për të vaksinuar popullatën prej pesë milionë banorëve, duke marrë parasysh se për të fituar imunitetin duhen dy doza të vaksinës Pfizer.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












