Lajme
Ekipi i Shtëpisë së Bardhë: Të gjitha vaksinat janë efikase
Ekipi i Shtëpisë së Bardhë për reagimin ndaj Covid 19 tha se të gjitha vaksinat e miratuara kundër koronavirusit janë të efektshme dhe të parrezikshme dhe u bëri thirrje amerikanëve të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet në klinikën e tyre.
Reagimi pason komentin e kryebashkiakut të Detroitit, i cili u shpreh se nuk do vaksinën e prodhuar nga Johnson & Johnson dhe e kishte mohuar ofertën për një sasi të kësaj vaksine për përdorim në qytetin e tij.
Në një konferencë për shtyp, këshilltari për koronavirusin, Andy Slavitt, tha se Shtëpia e Bardhë kishte kontaktuar kryebashkiakun dhe se kishte pasur një keqkuptim dhe Duggan nuk kishte synuar të refuzonte vaksinat. “Në fakt, ai i pret vaksinat e Johnson & Johnson me entuziazëm”. Dr. Anthony Fauci përsëriti se të tria vaksinat janë “jashtëzakonisht” efektive për parandalimin e rasteve të rënda të sëmundjes si dhe vdekjet.
Ai këshilloi amerikanët të bëjnë cilëndo vaksinë që u ofrohet, sepse është me rëndësi që të vaksinohen. Ndërkaq, drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se shpreson që agjencia do të nxjerrë udhëzimet zyrtare për ata që janë vaksinuar. Ajo tha se e kupton që njerëzit mezi presin të dinë se çfarë u lejohet të bëjnë, por qendra do të sigurohet se po jep këshillat e duhura.
Udhëzimet e qendrës do t’u përgjigjen një numër pyetjesh lidhur me aktivitetet që mund të bëjnë të vaksinuarit, si vënia apo jo e maskës, lëvizja me avion ose frekuentimi i restoranteve. Më shumë se 54 milionë njerëz në SHBA kanë bërë deri tani 1 dozë vaksine, ndërsa më shumë se 27 milionë vetë janë të vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









