Lajme
Shqiptarët në Malin e Zi, arsyet e ndarjes në disa parti
Në Mal të Zi jetojnë rreth 30 mijë shqiptarë, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh jo-sllav, megjithatë, në zgjedhje ata kanë konkurruar pothuajse gjithmonë të ndarë në disa parti.
Në zgjedhjet e vitit 2020, konkurruan 5 parti shqiptare të grupuara në 2 koalicione. Ata arritën të merrnin 2 deputetë në Kuvendin me 81 vende të Malit të Zi.
Një prej tyre, Genci Nimanbegu, foli në emisionin “Me Pak Fjalë” rreth arsyeve përse shqiptarët nuk kanë garuar të bashkuar në zgjedhjet e Malit të Zi, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptarët në parlamentin e Malit të Zi kanë pasur nga 5 përfaqësues deri në vetëm një. Koha kur përfaqësimi ka qenë më i lartë lidhet edhe me lehtësitë që ofronte sistemi zgjedhor ku shqiptarët kishin zonat e veçanta zgjedhore, në komunat ku përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.
Sipas deputetit Nimanbegu pikërisht këto lehtësi për t’u përfaqësuar në parlament kanë sjellë edhe formimin e disa partive shqiptare.
Si arsye të dytë ai theksoi ndarjet “të trashëguara ose ngacmuara nga subjekte të tjera politike në Mal të Zi qoftë edhe vetë nga lidershipi i shqiptarëve”.
Disa parti shqiptare të krijuar më herët kanë pasur marrëdhënie të mira presidentin Milo Gjukanoviç që drejtoi vendin për rreth 30 vite. Partitë e tjera, të krijuara më vonë, nuk kanë ndarë të njëjtën përkrahje për partinë në pushtet të Gjukanoviçit dhe kjo ka bërë që subjektet shqiptare, megjithëse të një etnie, të jenë të ndarë në skenën politike.
Së treti, Nimanbegu tha se “mungesa e vullnetit të sinqertë për bashkim” është gjithashtu një nga faktorët që ka ndikuar në ndarjen e shqiptarëve në shumë parti.
Prej vitit 1990, në Mal të Zi janë zhvilluar 11 palë zgjedhje në të cilat shqiptarët kanë marrë pjesë gjithsej në 8 parti të ndryshme. Vetëm në vitin 2002, dy partitë shqiptare të kohës garuan në një koalicion të përbashkët.
Në zgjedhjet e vitit 2020, u bë një përpjekje që të gjithë shqiptarët të garonin në një koalicion të vetëm por kjo nuk u arrit.
“Shpresoj që në të ardhmen të kemi një listë të vetme”, tha ndër të tjera deputeti Nimanbegu.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













