Lajme
Pandemia ka dëmtuar imazhin e “Zvicrës së përsosur”
"Gazetat e huaja ishin veçanërisht kritike gjatë valës së dytë të pandemisë në Zvicër", thotë Nicolas Bideau, drejtor i "Prasenz Schweiz"
Imazhi i një Zvicre “të përsosur dhe të mirëorganizuar” është “dëmtuar” nga pandemia Covid 19, thotë Nicolas Bideau, drejtor i “Prasenz Schweiz”, shkruan srf.ch.
Gazetat e huaja ishin veçanërisht kritike gjatë valës së dytë të pandemisë në Zvicër. “Ne patëm shkëlqimin tonë” pas reagimit të autoriteteve ndaj valës së parë të koronavirusit”. Por prej atëherë notat e “nxënësit model” thjesht shkuan duke u rrëzuar, me rritjen e numrave pandemikë”, ka thënë më tutje Bideau në një intervistë të botuar nga “Le Nouvelliste”.
Sipas mendimit të tij, periudha aktuale është kritike për imazhin e vendit, transmeton albinfo.ch. “Ajo që ka rëndësi sot është a do ta kalojmë me sukses atë apo jo. Imazhi i Zvicrës është në rrezik”.
Por qeveria federale është “e përagutur mirë” për të përballuar sfidën, shton ai.
Diplomati tregon më tutje se Zvicra është kryesisht e varur nga eksportet e saj. Këto përbëjnë imazhin e Zvicrës. “Ajo që ne i kemi propozuar Këshillit Federal është të intensifikojmë aktivitetet tona në Evropë, veçanërisht në zonat tona strategjike të eksportit: Gjermania Jugore, Franca fqinje dhe Italia Veriore”, thotë ai.
Qëllimi tjetër është krijimi i ndërmarrjeve zvicerane në metropole në mënyrë që të prezantojnë produktet dhe njohuritë teknike zvicerane, përcjell albinfo.ch. Komunikimi do të përqendrohet në inovacionin dhe qëndrueshmërinë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














