Lajme
Rikthehen kufizimet në Evropë, izolime deri në mes të marsit
Mes frikës së rritjeve të të infektuarve e ndonëse ka nisur vaksinimi disa vende evropiane duke përfshirë Italinë, Spanjën dhe Francën kanë forcuar masat e kufizues. Italia raportoi të shtunën 18,916 raste të reja COVID-19 dhe 280 viktima.
Qeveria italiane ka vendosur të rrisë nivelin kufizues në disa rajone dhe të përditësojë masat kontrollit duke filluar nga 1 marsi. Midis tyre, Basilicata dhe Molise përfshihen në nivelin më të lartë të alertit, duke u cilësuar zona të kuqe, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Kufizohen plotësisht udhëtimet dhe do të mbyllen të gjitha llojet e dyqaneve me pakicë jo-thelbësore. Më shumë se 1.24 milionë njerëz në Spanjë janë injektuar me dy doza të vaksinave, shumica e të cilave Pfizer.
Vdekjet njëmujore në shkurt 2021 arritën një kulm të ri që nga prilli i vitit 2020, me më shumë se 100.000 viktima.
Rajoni i Madridit ka filluar programin e tij të vaksinimit masiv, por departamenti i shëndetësisë pret që procesi të ngadalësohet javën e ardhshme, sepse dozat e vaksinës pritet të jenë më pak se sa ishte planifikuar.
Numri i njerëzve që rezultuan pozitivë për COVID-19 në Francë u rrit me 23 996 në 24 orët e fundit. Franca tashmë ka marrë mbi 7.7 milion doza vaksinash COVID-19 nga Pfizer / BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Më shumë se 60 qytete dhe zona në Francën juglindore dhe rajonin Dunkirk në veri hynë në fundjavën e parë të bllokimit.
Edhe Qeveria hungareze ka vendosur të zgjasë masat ekzistuese deri në 15 mars. Hungarezët kanë filluar të marrin doza të vaksinës Sinopharm të Kinës, duke u bërë qytetarët e parë të Bashkimit Evropian që injektohen me të.
Në Pragë, blerësit mblodhën furnizimet e tyre në minutat e fundit para se kryeqyteti dhe pjesa tjetër e Republikës Çeke, të rikthehet përsëri në bllokim.
Nga e hëna qeveria ka shpallur një tjetër gjendje të jashtëzakonshme. Janë masat më të vështira që janë vendosur në vend, njerëzit ndalohen të dalin nga rajonet, çerdhet dhe shkollat mbyllen.
Kryeministri Andrej Babis u është lutur qytetarëve të ndjekin rregullat.
Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ritheksoi shqetësimet në lidhje me variantet e reja COVID-19 që mund të prishin planet e rimëkëmbjes.
Kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar edhe për një ‘valë të tretë’ të mundshme të pandemisë. Situatë e ngjashme në Belgjikë, ku udhëheqësit janë tërhequr nga planet për të lehtësuar kufizimet.
E-Diaspora
-
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani Artisti kosovar po e mban ekspozitën në Berlin, në muzeun e njohur Hamburger Bahnhof, duke sjellë... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












