Lajme
Gjermania bën thirrje që të rinjtë ta marrin vaksinën e AstraZenecas
Disa shtete gjermane bën thirrje të dielën që dozat e papërdorura të vaksinës kundër COVID-19 së AstraZenecas, t’u jepen personave më të rinj.
Këto thirrje vijnë pas shqetësimeve lidhur me efektet anësore dhe efikasitetin e kësaj vaksine si dhe rekomandimit se duhet të administrohet vetëm për personat nën 65 vjeç, gjë që ka bërë që pak njerëz ta marrin këtë vaksinë në Gjermani, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Ministria gjermane e Shëndetësisë gjatë kësaj jave tha se ka administruar vetëm 15 për qind të dozave që ka të vaksinës së AstraZenecas, duke konfirmuar kështu se gjermanët janë selektivë sa i përket vaksinave, transmeton Reuters.
Personat e moshuar janë të parët që duhet të vaksinohen, por Gjermania ka rekomanduar se vaksina e AstraZenecas duhet t’u jepet vetëm personave nga 18 deri në 64 vjeç. Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian, ndërkaq ka deklaruar se përdorimi i kësaj vaksine është i sigurt për të gjitha moshat.
Kryeministrat e landeve të Bande-Wuerttemberg, Bavarisë dhe Saksonisë thanë për gazetat gjermane se nëse dozat e vaksinës, që u janë dedikuar personave më të moshuar, nuk shfrytëzohen, skema e prioritetit se cili grup shoqëror duhet të vaksinohet i pari duhet të ndryshojë, duke lejuar që të rinjtë të mund të vaksinohen më herët sesa ishte planifikuar fillimisht.
“Ne nuk mund të lejojmë që vaksinat të mos shfrytëzohen sepse disa po refuzojnë t’i marrin ato”, tha për Welt am Sonntag, kryeministri i Baden-Wuettermbergut, Winfried Kretschmann.
Komente të ngjashme për Bild am Sonntag bëri edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Soeder, si dhe për Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, kryeministri i landit të Saksonisë, Michael Kretschmer.
Autoritetet shëndetësore në disa vende të Evropës – përfshirë edhe Gjermaninë – gjithashtu po hasin në rezistencë ndaj vaksinës së AstraZenecas, pasi efektet anësore nga kjo vaksinë përfshijnë temperaturë e dhimbje muskujsh. Edhe vaksinat e tjera, që janë miratuar për përdorim në Evropë, të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna, shkaktojnë efekte të përkohshme anësore.
Qeveria gjermane të premten i bëri thirrje publikut që ta marrë vaksinën e AstraZenecas, ndërkaq kreu i Institutit për Sëmundje Ngjitëse Robert Koch, Lothar Wieler, tha se nga të dhënat që kanë marrë nga Britania dhe Izraeli tregohet se vaksina është “shumë, shumë efektive”.
Paneli i ekspertëve për vaksina në Gjermani, më herët kishte bërë rekomandimin që vaksina e prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it të mos përdoret te personat mbi 65 vjeç, ka thënë se së shpejti do ta përditësojnë vendimin e tyre.
Gjatë provave klinike të vaksinës së AstraZenecas nuk kanë qenë të përfshirë personat mbi 65 vjeç.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













