Lajme
SHBA miraton vaksinën njëdozëshe
Vaksina antiCOVID-19 me një dozë e “Johnson & Johnson” ka marrë miratimin zyrtar nga rregullatori amerikan, duke u bërë kështu vaksina e tretë në dispozicion në vend.
Vendimi u dha një ditë pasi një komitet ekspertësh të pavarur dorëzoi miratimin për vaksinën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA), raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
“Miratimi është një nxitje për përpjekjet e SHBA-së në lidhje me vaksinat, që kanë marrë hov pas një nisjeje të ngadaltë”, njoftuan Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Dozat e vaksinës “Johnson & Johnson” mund të ruhen në një frigorifer standard, ndryshe nga kushtet ultra të ftohta të kërkuara për dy vaksinat e tjera nga “Moderna” dhe “Pfizer/BioNTech”, që të dyja me dy faza aplikimi.
Një provë klinike globale tregoi se vaksina “Johnson & Johnson” është 66 % efikase në parandalimin e varianteve të ndryshme të COVID-19 dhe 85 % në mbrojtjen nga rastet e rënda.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











